business

Thirrje për Aplikime për Fuqizimin e Iniciativave të Grave në zinxhirët e përzgjedhur të vlerave

  • star Publikuar: 18-04-2024
  • star Skadon: 07-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Pejë, Podujevë
Shikime 1537

Thirrje për Aplikime

Për Fuqizimin e Iniciativave të Grave në zinxhirët e përzgjedhur të vlerave të Bujqësisë në Pejë/Peč dhe Podujevë/Podujevo

Udhëzues për aplikantët

Programi numër8191/00-2023 i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim

Afati për dorëzimin e aplikacionit

07.05.2024 at 16:00 (CET)

  1. Sfondi

Programi Fuqizimi i Ekonomive Rurale në Bujqësi (EREA) në Kosovë është krijuar për të adresuar rolin në zhvillim të bujqësisë në ekonominë e vendit. Duke kontribuar aktualisht me 7% të Gross Domestic Product (GDP), sektori punëson një pjesë të rëndësishme të fuqisë punëtore, veçanërisht në zonat rurale ku ndodhen dy të tretat e popullsisë. Megjithatë, edhe pse është i rëndësishëm, nivelet e produktivitetit bujqësor qëndrojnë pas kufijve rajonalë dhe ndërkombëtarë për shkak të adoptimit të kufizuar të hyrjeve dhe teknologjive moderne, mungesës së ekspertizës në praktikat e mira bujqësore, integrimit të kufizuar në treg dhe sfidave në qasjen në financime.

Bazuar në kërkesate tregut dhe sipas analizëssë plotë, CaCH ka identifikuar tre zinxhirë të vlerave/sisteme tregu si nën sektorë bujqësorë që kanë potencial të mjaftueshëm për rritje ekonomike, ekologjike, integrimgjinor dhe social, pro-varfërisë, dhe rritje gjithëpërfshirëse:

  • Produktet e Pyjeve Jo Drusore (PPJD)dhe Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA),
  • Frutat e Pyllit (boronica, qershi,boronica blu, boronicatë tjera) dhe,
  • Frutat dhe perimet vendore.

Vitet e fundit janë parë zgjerime në këto sektorë, me rritje të shitjeve. Për të siguruar rritje të përfshirë, programi synon në mënyrë specifike pjesëmarrjen dhe përfitimin e grave dhe anëtarëve të komuniteteve të margjinalizuara, duke theksuar në të njëjtën kohë qëndrueshmërinë dhe rigjenerimin ekologjik.

Duke përmbajtur qasjen e Zhvillimit të Sistemit të Tregut (ZhST), programi EREA bashkëpunon ngushtë me tre Shoqatat Kombëtare: Mjedra e Kosovës (MeK) për sektorin e boronicave dhe frutave të pyllit, Shoqatën ORGANIKA për sektorët e PP JD dhe BMA, dhe Shoqatën PePeKo për përpunimin e frutave dhe perimeve. Partnerëtë tjerë, si Organizata Joqeveritare Për Iniciativën e Zhvillimit Bujqësor të Kosovës (IADK), Instituti i Kërkimeve të Bujqësisë Organike(FiBL), Eco Kos Women (EKW), dhe Fondacioni për Zhvillimin Bujqësor të Kosovës (Agro Dev), përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZR), kontribuojnë në arritjen e objektivave të programit.

Brenda kontekstit të sektorit bujqësor të Kosovës, gratë përballen me sfida të ndryshme. Ndërsa luajnë një rol kryesor, përfaqësimi i grave në mesin e punonjësve të kualifikuar dhe në pozicione menaxheriale nëbujqësi mbetet i ulët. Sfidat ekzistuese përfshijnë pronësinë e kufizuar,qasjen e pamjaftueshme në financim dhe fuqinë e kufizuar vendimmarrëse. Këto pengesa jo vetëm që pengojnë gratë nga qasja në burime dhe informacion, por gjithashtu kontribuojnë në nënfaqësimin e tyre si biznese të regjistruara, fermerëdhe marrës të mbështetjes bujqësore.

2. Objektivi i kësaj thirrjeje

Identifikimi dhe mbështetja e Iniciativave të Grave në zinxhirët e vlerës, që kanë një histori të suksesshme në sektorët e përmendura më sipër, duke përfshirë ato që janë të interesuara për të formalizuar dhe profesionalizuar biznesin e tyre për të qenë zyrtarisht të regjistruar si biznes. Mundësitë e tregtisë dhe tregut do të lejohen për të përmbushur kërkesat e tregut dhe për të forcuar zinxhirët e vlerës. Iniciativat e Grave mund të investojnë në trajnime, marketing, pajisje në
shkallë-të-vogël, ndihmë ligjore ose kapacitetet e prodhimit.
3. Rezultatet e pritshme

  • Më shumë iniciativa të grave formalizohen dhe regjistrohen si biznes ose shoqatë,
  • Iniciativat e grave kanë rritur kapacitetet përpunuese për fruta manore, pemë dhe perime,bimë mjekësore aromatike dhe produkte pyjore jo-drusore,
  • Iniciativat e grave kanë forcuar linjat eprodhimit në zinxhirët e sipërpërmendur të vlerave,
  • Është rritur numri i organizatave të drejtuara nga gratë, është rritur pjesa e tyre e tregut dhe realizimi i të ardhurave,
  • Është rritur shkalla e punësimit dhe janë krijuar vende të reja pune për gratëdhe burrat,
  • Është realizuar ndryshimi sistemiknë sektorët e përzgjedhur,
  • Më shumë gra janë vetëdijesuar dhe shfrytëzojnë të drejtat e tyre ekonomike, përfshirë të drejtatpronësore.

4. Lokacioni

Intervenimet do të mbështeten në komunat vijuese:

  • Pejë
  • Podujevë

5. Korniza kohore

Kohëzgjatja e aktiviteteve të propozuara të projektit mund të jetë midis 01.06.2024 dhe 31.05.2025.

6. Kush mund të aplikojë

Iniciativat e grave, të cilat nuk janë të regjistruara si biznese që punojnë në zinxhirët e vlerës si më poshtë::

  • Frutat manore: mjedra, boronica,dredhëza dhe frutat manoretë tjera,
  • Produkte pyjore jo-drusore, bimë mjekësore dhe aromatike,
  • Përpunimi i perimeve dhe pemëve.

7. Kriteret e pranueshmërisë

  • Iniciativat e grave/gratë individuale që aplikojnë duhet të jenë banore në një nga komunat e synuara të projektit dhe investimet duhet të zbatohen brenda territorit të komunës së përkatës, Pejë/Peč dhe Podujevë/Podujeva.
  • Të jenë përgjegjëse të drejtpërdrejta për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit.
  • Iniciativat e grave në sektorin e bujqësisë duhet:
    • Të jenë pjesë e së paku një sektorispecifik të frutavemanore, frutave dhe perimeve, produkteve pyjore jo-drusore dhe bimëve mjekësore dhe aromatike.
    • Të ofrojnë dëshmi se ka krijuarnjë nivel të pajisjeve infrastrukturore/të punës, pajisjeve tjera,kapaciteteve përpunuese ose linjave të prodhimit,
    • Të kenë krijuar marrëdhënie me anëtarët e bizneseve ose kooperativave lokale, rajonale ose kombëtare ose me fermerët individualë.
    • Të ofrojnë dëshmi të njohurive dhe përvojës prej të paktën 2 vjet në punën në të paktën një nga sektorët e lartpërmendur.
  • Mbështetja e kërkuar nuk financohet nga ndonjë donator/organizatë tjetër.

8. Kriteret e përzgjedhjes – Rrjeti i vlerësimit

Kriteret Pikët
Kapaciteti për menaxhimin e intervenimit (ideale me CV)10
Vizioni i zhvillimit/ ndikimit20
Numri i vendeve të punës dhe të ardhurat e krijuara dhe qëndrueshmëria e tyre (sezonale, afatgjate), veçanërisht për gratë;20
Mbështetje për komunitetet jo-shumicë dhe/ose personatme aftësi të kufizuara10
Mbështetja për gratë dheburrat; integrimi gjinor10

Ndikimi në mjedis duke përfshirë ndryshimet klimatike,

efikasitetin e energjisë, bujqësinë organike dhe certifikime të tjera të cilësisë;

10

Oferta financiare/buxheti20
Rezultati maksimal total100

Shënim: Komisioni i pavarur i vlerësimit do të verifikojë informacionin gjatë vizitave në terren që do të kryhen gjatë procesit të përzgjedhjes, si pjesë e vlerësimit.

9. Dokumentet që duhet të dorëzohen nga aplikantët

Do të pranohen vetëm aplikacionet që përdorin formularët e projektit EREA të dorëzuara si pjesë e kësaj pakoje. (Formularët e Aplikimit dhe Buxhetit, Shtojca 1 dhe 2), të siguruara përmes linkut ne vijim: https://drive.google.com/drive/folders/1AfXBd4llNkbH5CjNcH6B1jCWGGM6W21f?usp=drive_link

  • Dokument i cili dëshmon se përfaqësuesi ligjor/udhëheqësi i iniciativës/personi kryesor aplikues nuk është nën hetim (procedurë penale nga policia dhe/ose Gjykata themelore e komunave përkatëse Pejë/Peç dhe Podujevë/Podujeva);
  • Opsionale: Plani i biznesit;
  • Opsionale: Lista e projekteve referuese;
  • Dokumentacioni (foto)për infrastrukturën ekzistuese të punës, kapacitetet përpunuese apo prodhuese.

10. Shpërndarja financiare dhe pragjet për aplikim

  • Çdo mbështetje/shumë e kërkuar nën këtë thirrje për propozime duhet të bie midis përqindjeve minimale dhe maksimale të mëposhtme të kostove totale të pranueshme të buxhetit total:
    - shuma minimale: 10,000.00 euro;
    - shuma maksimale: 25,000.00 euro;
  • Aplikuesit duhet të marrin pjesë me së paku 10% dhe CACH me maksimum 90% të shumës së përgjithshme të projektit.
  • Buxheti i intervenimeve duhet të prezantohet në Euro pa TVSH për të gjithëlinjat.
  • Kostot e materialeve/pajisjeve nuk mund ta tejkalojnë 70% të kostove totale të projektit. Pjesa e mbetur prej 30% apo më shumë duhet të buxhetohet për aktivitetet tjera, si trajnime, marketing, certifikim, ekspertë lokalë për prodhimdhe/ose përpunim, etj.

11. Kostot e pranueshme për financim:

Lloji i mëposhtëm i aktiviteteve/kostos relevante për sektorët e bujqësisë të përmendur në thirrjen për aplikime mund të financohet nga programi EREA, por nuk kufizohet në:

  • Trajnimet për kultivim, përpunimdhe marketing;
  • Shërbimet këshilluese për kultivim, përpunim dhe marketing;
  • Shërbimet e trajnimit dhe këshillimit për planifikimin e biznesit;
  • Mentorimi për përpunim, marketing, planifikim biznesi;
  • Pjesëmarrja në panaire tregtare(lokale dhe kombëtare);
  • Masat shëndetësore dhe higjienike në lidhje me zinxhirët e vlerës/sektorët;
  • Dizajnimi dhe paketimi i produktit;
  • Pajisjet për përpunim (pajisjet jo më shumëse 70% e buxhetit, vetëm me energjiefiçiente dhe inovative);
  • Pajisjet inovative të komunikimit të TI-së për bujqësinë;
  • Makineritë e vogla tharësepër BMA dhe PPJD (max. brenda 70% e kontributit);
  • Pajisjet për përpunimin e BMA-ve, PPJD-vedhe frutave manore (max. brenda70% e kontributit), (vetëm me energji efiçiente dhe inovative);
  • Aktivitetet e marketingut;
  • Certifikimi i standardeve organikeose standardeve të tjera të sigurisë ushqimore;
  • Ndërgjegjësimi i publikut / vizibiliteti.

12. Kostot e papranueshme

  • Ndërtimi i objekteve me material betoni dhe tullash;
  • Serat (për të gjithaq ëllimet, përfshirë kultivimin e fidanëve);
  • Makineri bujqësore dhe automjete me motorë me djegie;
  • Plehrat (me përjashtim të plehut organik);
  • Shpenzimet e bëra para fitimit të projektit ose pas përfundimit të kontratës;
  • Kosto për stafin dhe personelin tjetër;
  • Shpenzimet e zakonshme operative (materialet harxhuese, mirëmbajtja dhe të ngjashme, kostot e tjera rrjedhëse);
  • Kosto e përgjithshme administrative/indirekte.

13. Klauzolat për etikën dhe Kodi i Sjelljes

a) Mungesa e konfliktit të interesit

Aplikuesi nuk duhet të ketë ndonjë konflikt interesi dhe nuk duhettë ketë lidhje ekuivalente në këtë aspekt me aplikuesit ose palët tjera të përfshira. Çdo përpjekje e aplikuesit për të marrë informacion konfidencial, për të hyrë në marrëveshje të paligjshme me konkurrentët ose për të ndikuar në komisionin e vlerësimit ose autoritetin kontraktues gjatë procesit të shqyrtimit, sqarimit, vlerësimit dhe krahasimit të aplikacioneve do të çojë në refuzimine aplikacionit të tij dhe mund të rezultojë në ndëshkime administrative.

b) Respektimi i të drejtave të njeriut, si dhe legjislacionit mjedisor dhe standardeve thelbësore të punës

Aplikuesi dhe stafi i tij duhet të veprojnë në përputhje me të drejtat e njeriut. Në veçanti dhe në përputhje me aktin në fuqi, aplikuesit të cilët kanë fituar kontratat duhet të veprojnë në përputhje me legjislacionin mjedisor, përfshirëmarrëveshjet mjedisore shumëpalëshe, dhe me standardet thelbësore të punës, siç është e zbatueshme dhe siç përcaktohet në konventat përkatëse të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (siç janë konventat për lirinë e asociimit dhe negociatat kolektive; eliminimi i punës së detyruar dhe të detyrueshme; diskriminimi i bazuar në gjini në lidhje me punën; heqja e punës së fëmijëve).

c) Klauzola e ‘zero tolerancës’ për shfrytëzimin seksualdhe abuzimin seksual

Caritas-i zviceran zbaton politikën e ‘zero tolerancës’ në lidhje me të gjitha sjelljet e gabuara të cilat kanë një ndikim në kredibilitetin profesional të aplikuesit. Ndalohet ndëshkimi apo abuzimi fizik,ose kërcënimi për abuzim fizik, abuzim seksual ose shfrytëzim, ngacmimi dhe abuzimi verbal, si dhe format e tjera të kanosjes.

d) Klauzola kundër korrupsionit dhe kundër ryshfetit

Aplikuesi vepron në përputhje me të gjitha ligjet, rregulloret dhe kodet në fuqi në lidhje me klauzolën kundër korrupsionit dhe kundër ryshfetit. Caritas-i zviceran rezervon të drejtën të pezullojë ose anulojë financimin e projektit nëse zbulohen praktika korruptive të çdo lloji në ndonjë fazë të procesit të dhënies ose gjatë ekzekutimit të kontratës dhe nëse autoriteti kontraktues nuk merr të gjitha masat e duhura për të rregulluar situatën. Për qëllimet e kësaj dispozite, ‘praktikat korruptive’ janë ofertat për ryshfet, dhuratë, shpërblim ose komision për ndonjë person si nxitje ose shpërblim për kryerjenose përmbajtjen nga ndonjë veprim në lidhje me dhënien e një kontrate ose ekzekutimin e një kontrate tashmë të lidhur me autoritetin kontraktues.

e) Shpenzimet e pazakonta tregtare

Aplikimet do të refuzohen ose kontratat do të ndërpriten nëse rezulton se dhënia ose ekzekutimi i një kontrate ka shkaktuar rritje të shpenzimeve të pazakonta tregtare. Këto shpenzime të pazakonta tregtare janë komisione që nuk përmenden në kontratën kryesore ose që nuk rrjedhin nga një kontratë e lidhur siç duhet duke iu referuar kontratës kryesore, komisione që nuk paguhen në këmbim të ndonjë shërbimi aktual dhe legjitim, komisione të dërguara në një “parajsë” tatimore, komisione të paguara për një person që paguhet e që nuk është identifikuar qartë ose komisione të paguara për një kompani e cila duket të jetë një kompani “fantome”. Përfituesit që zbulohet se kanë paguar shpenzime të pazakonta tregtare për projektet e financuara nga Caritas-i zviceran janë të detyruar, në varësi të seriozitetit të fakteve të vëzhguara, t’i ndërprejnë kontratat e tyre.

f) Shkelja e detyrimeve, parregullsitë ose mashtrimi

Caritas-i zviceranrezervon të drejtëntë pezullojë ose anulojë procedurën, kur procedura e dhënies dëshmohet të ketë qenë objekt i shkeljes thelbësore të detyrimeve, parregullsive ose mashtrimeve. Nëse zbulohen shkelje thelbësore të detyrimeve, parregullsi, ose mashtrim pas dhënies së kontratës, autoriteti kontraktues mund të mos lidhë kontratën.

14. Procesi i aplikimit

Hapi 1: Njihuni me dokumentet e aplikimit në detaje

Formularët e aplikimit mund të shkarkohen në linkun në vijim dhe portalet e punës. https://drive.google.com/drive/folders/1AfXBd4llNkbH5CjNcH6B1jCWGGM6W21f?usp=drive_link ose të dorëzohen me email sipas kërkesës (shih adresën e postës elektronike më poshtë).

Hapi 2: Sesionet Informuese

Në Pejë do të mbahet ne ndërtesën e kuvendit komunal ne Peje me 29.04.2024 në orën 10:00 Në Podujevë do të mbahet në “Twins Cafe” me 30.04.2024 në orën 10:00.

Hapi 3: Dorëzoni aplikacionin me kohë

Aplikacionet në gjuhën shqipeose serbe duhettë dorëzohen në zarfe të mbyllura në adresën: Zyra e Caritas-it Zviceran në Kosovë

Fazli Balaj 59

10000 Prishtinë Kosovë

15. Afati i fundit

Aplikacionet duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura dhe të arrijnë në adresën e mësipërme deri më 07.05.20224 (ora 16:00). Aplikacionet që mbërrijnë pas datës dhe orës së ditës nuk do të merren parasysh.

16. Informacione shtesë

Për pyetje rreth formularit të aplikimit dhe informacione shtesë, ju mund ta kontaktoni zyrën e Caritas-it zviceran në Kosovë përmes postës elektronike ose telefonit prej 01.05.2024 – 07.05.2024 (prej orës 09:00 deri në 16:00,nga e hëna deri të premten):

Caritas-i Zviceran në Kosovë: [email protected]; +383 46 988 000

Ju lutemi vendoseni në CC zyrtarin e mëposhtëm përgjegjës të projektit: [email protected] and [email protected]

Kostoja e ofertimit: Caritas-i zviceran në Kosovë nuk do t'i mbulojë kostot e ofertimit dhe rezervon të drejtën t'i pranojë ose refuzojë ofertuesit, të anulojë ose shtyjë të gjithë procesine ofertimit para nënshkrimit të ndonjë marrëveshje.

Shtojca 1: Formulari i aplikimit
Shtojca 2: Formati i Buxhetit