business

Zyrtar Financiar

  • star Publikuar: 31-01-2024
  • star Skadon: 14-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2149

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, mbështetur në nenin 31, paragrafi 4, nënparagrafi 4.7, i Ligjit Nr. 06/L -079 për Efiçiencë të Energjisë, të nenit 20 dhe 22 të Rregullores për Organizimin e Brendshëm, Punësimin dhe Shpërblimin e Personelit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (marrë për bazë edhe plotësim-ndryshimet e rregullores bazë), me qëllimtë emërimit ZyrtaritFinanciar, shpall:

K O N K U R S P U B L I K

Titulli i pozitës: Zyrtar Financiar (Këshilltar Financiar i Njësisë Zbatuese të Projektit Rezidencial)

Numri i referencës: 01/2024/FKEE

Vendndodhja e pozitës: FKEE Prishtinë

Lloji i kontratës: Kontratë pune me orar të plotëpër një periudhë të caktuarkohore (1 vit),me mundësi të vazhdimit

Kohëzgjatja e konkursit: 31.01.2024 – 14.02.2024

Përmbledhje e përgjithshme: Fondi i Kosovës për Efiçiencës së Energjisë (FKEE) është entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm i themeluar sipas Ligjit Nr. 06/L -079 për Efiçiencë të Energjisë. Ky fond është themeluar për t’i mundësuar Qeverisë së Republikës së Kosovës të arrijë objektivat politike të saj për efiçiencën e energjisë përmes promovimit, mbështetjes dhe zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë si dhe tërheqjes dhe menaxhimit të burimeve financiare për të financuar dhe zbatuar projektet e investimeve në fushëne efiçiencës së energjisë në mënyrë të qëndrueshme.

Nën mbikëqyrjen e Drejtori i Sektorit të Financave dhe në koordinim me Koordinatorin e Njësisë Zbatuese është përgjegjës të arrijë rezultate të qëndrueshme dhe të dukshme përmes operacioneve transparente
në fushat profesionale të caktuara sipas rregulloreve te brendshme te FKEE-së.

Shënim: Emërtimet në këtë konkurs janë neutralesa i përket gjinisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Zyrtari Financiar, i cili ushtron rolin si Këshilltar Financiar i Njësisë Zbatuese të Projektit Rezidencial është përgjegjës për detyratkryesore si më poshtë:

  1. Ekzekutimi i të gjitha detyrave të nevojshme në lidhje me planifikimin, disbursimet, pagesat, dhe konfirmimet financiare për sektorin rezidencial;
  2. Të kontribuojë në procesin e planifikimit dhe buxhetimit për aktivitetet e përgjithshme, si dhe të përpilojë projeksionet dhe analizat përkatëse financiare në lidhje me projektin;
  3. Të shqyrtojë, verifikojë e procedojë për miratim të gjitha kërkesat për pagimin e faturave dhe kontratave/marrëveshjeve, dhe të sigurohet që faturat dhe evidencat përcjellëse për shpenzimet janënë përputhje me kushtet e kontratave dhe marrëveshjet;
  4. Të sigurojë ekzekutimin me kohë të pagesave tek furnitorët, kontraktorët dhe konsulentët, ose përfituesve të tjerë, duke zbatuar kriteret e kontratave, si dhe evidentimin e tyre të saktë në kontabilitet;
  5. Të regjistrojë mirëfilli të gjitha dokumentet financiare për shpenzime, si kopjet e kontratave, faturat,dokumentet e pranimitdhe aprovimit, evidencatë tjera përcjellëse, produktet e dorëzueshme, si dhe raportetpër të gjitha shpenzimet;
  6. Të hartojë raporte dhe të sigurojë dorëzimin e raporteve të sakta financiare për sektorin rezidencial, por edhe për çështje të tjera, duke respektuar afatet kohore;
  7. Të përpilojë inputet për menaxhimin financiar që kontribuojnë në raportet e progresit për projektete sektorit rezidencial apo projekte të tjera të ardhshme;
  8. Të përpilojë raporte financiare dhe buxhetore mujore, tremujore dhe vjetore, në përputhje me politikatdhe procedurat e brendshme të FKEE-së dhe kërkesat e donatorëve;
  9. Të shqyrtojë aspektet financiare të dokumenteve të tenderit; të ofrojë inputet me kohë për përgatitjen e kushteve të pagesës në kontrata; të sigurojë përputhshmëri me buxhetin e për sektorin rezidencial apo për projektetë tjera që i ngarkohen në aspektin financiar;
  10. Të mbështesë Menaxhmentin në proceset e përmbylljes mujore dhe vjetore të raporteve të FKEE-së;
  11. Të mbështesë Menaxhmentin në përgatitjen e pasqyrave të nevojshme financiare, dhe raporte të tjera;
  12. Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi dhe Menaxhmenti i FKEE-së.

Kohëzgjatja e punës dhe kompensimi:

  • Kohëzgjatja e kontratës së punës për Zyrtarin Financiar është për afat të caktuar1 vjeçar, me mundësi të
    vazhdimit sipas performancës dhe nevojave të FKEE-së;
  • Zyrtari Financiar merr kompensimin/pagën të caktuar sipas rregulloreve të brendshme të FKEE-së.


Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

Kandidati për t’u kualifikuar për pozitën e Zyrtarit Financiar duhet t’i përmbush kushtet si në vijim:

  • Të jetë shtetasi Republikës së Kosovës apo të ketë ndonjë shtetësi tjetër;
  • Të ketë diplomë universitare në degën e ekonomisë, financave, kontabilitetit ose të ngjashme;
  • Të këtë së paku 5 vite përvojë të përgjithshme prej të cilave së paku 3 vite përvojë profesionale në financa ose transaksione financiare - pagesa, ose pozicione të menaxhimit financiar në Banka, Fonde apo institucione të tjera publike;
  • Të ketë njohuritë mira të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF);
  • Të ketë njohuri të mira rreth kuadrit ligjordhe operimit financiartë FKEE-së dhe interes për zhvillimin e sistemit të kontabilitetit dhe financave;
  • Të ketë njohuri të mira rreth menaxhimit të projekteve, preferohet përvoja në analizat financiare të projekteve, raportimet financiare dhe gjithë procesit të transaksioneve financiare të ndërlidhura me projekte dhe donatorë;
  • Çertifikimet dhe licensat e ndërlidhura me financa, kontabilitet dhe auditim përbëjnë përparësi;• Të ketë aftësi të forta komunikuese, për të punuarsi pjesë ekipi dhe nën presionin e përmbushjes së afateve;
  • Të ketë aftësitë zhvilluara në përdorimin e programeve softuerike dhe mjeteve të punës;
  • Të flasë rrjedhshëm njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe të ketë njohuri të mira të gjuhësangleze;
  • Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë për një vepër penalepër të cilën dënimi maksimaltejkalon gjashtë (6) muaj burgimdhe dënimi nuk është i kushtëzuar; (evidencat nuk duhet të jenë më të vjetrase data e shpalljes së vendit të punëssipas këtij njoftimi)


INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURRIMIT

FKEE ofron mundësitë barabarta të punësimit për të gjithëtë interesuarit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet. Po ashtu, FKEE siguron që procedurat e përzgjedhjes janë të hapura, ofron konkurrencë jo-diskriminuese, objektive dhe transparente, duke u bazuarnë një grup kualifikimesh dhe aftësish.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si në vijim:

  • Kopja e pasaportës ose letërnjoftimit valid (që dëshmon shtetësinë e aplikantit);
  • Biografia (CV) e cila duhet të përmbajë sqarimetë detajuara lidhurme përvojën e aplikantit;
  • Dëshmitë për kualifikimet arsimoredhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MAShTI).
  • Dëshmitë e përvojës së punës; (Dëshmimi i përvojës së punës bëhet nëpërmjet kontratave apo vërtetimeve të punës të lëshuara nga punëdhënësit mbi marrëdhënien e punës apo pasqyrës së kontributeve pensionale – Trusti).
  • Letra motivuese; (Kjo letër me maksimum 1 faqe, shpjegon se si ndërlidhet përvoja e punës së kandidatit me pozitën që ka aplikuar si dhe sqaronvizionin e kandidatit për punëne FKEE-së);
  • Certifikata që dëshmon se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale sipas kritereve të konkursit; (Certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është dënuar me vendim formës së prerëpër kryerjen e një veprepenale merret nga gjykata kompetente. Certifikata duhet të jetë jo më evjetër se sa data e publikimit të konkursit);
  • Dy letra referuese (preferohet nga punëdhënësit/mbikëqyrësit paraprakëdhe/ose aktualë);


Dorëzimi i aplikacioneve:

Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në cilëndo nga tre (3) gjuhët: shqip, serbisht ose anglisht. Dokumentacioni dorëzohetnë mënyrë elektronike (i skenuar) në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, në adresën elektronike [email protected]

Dorëzimi i saktë aplikacionit është përgjegjësi e aplikantëve. Dokumentacioni i pa kompletuar rezulton me diskualifikim të kandidatit. Afati i konkurrimit nga data 31.01.2024 deri më datë 14.02.2024.

Dokumentacioni i dërguar pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohet.

Për informata shtesë, ju lutemikërkoni sqarim në email adresën [email protected]

FKEE mban të drejtëne anulimit apo pezullimit të këtij konkursinë cilëndo fazë, varësisht nga çështjet të ndërlidhura me këtë konkurs.