business

FTESË PËR FURNIZIM ME: SERVER, STORAGE, LICENCA, IMPLEMENTIM DHE MIRËMBAJTJE TË IBM POWER10/STORAGE

  • star Publikuar: 05-11-2025
  • star Skadon: 18-11-2025
Kompani Banka Ekonomike
Kategoritë Ftesë për Ofertë
Vendi i punës Prishtinë

Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuar të paraqesin ofertat:

PLOTËSIMIN E NEVOJAVE PËR FURNIZIM ME SERVER, STORAGE, LICENCA, IMPLEMENTIM DHE MIRËMBAJTJE TË IBM POWER10/STORAGE

Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:

  • Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit, certifikatën e numrit fiskal.
  • Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH të dorëzojnë certifikatën e TVSH)
  • Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
  • Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshirë në çmim.
  • Kompanitë ofertuese duhet të jenë të autorizuara për shitje të pajisjeve të kërkuara.
  • Të dorëzohen specifikacionet e pajisjeve.
  • Të cekët afati i liferimit (ditë kalendarike).
  • Të cekët afati i garancionit për të gjitha pajisjet dhe çka mbulohet nën garancion
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku një muaj nga data e dorëzimit të ofertës
  • Ofertuesi duhet të ketë referenca për punë të ngjashme
  • Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkoje informata shtesë nga kompanitë ofertuese
  • Dokumentacioni/Specifikacioni i pajisjeve duhet të tërhekët nga kompanitë e interesuara fizikisht në zyret qendrore të Bankës Ekonomike me adresë Sheshi Nënë Terezë, pas nënshkrimit të NDA për konfidencialitet të të dhënave.

Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “PLOTËSIMIN E NEVOJAVE PËR FURNIZIM ME SERVER, STORAGE, LICENCA, IMPLEMENTIM DHE MIRËMBAJTJE TË IBM POWER10/STORAGE

duhet të dorëzohen në zyrën qendrore të Bankës Ekonomike Sheshi Nëna Terezë p.n

Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin komplet nuk do të shqyrtohen.

Ofertat e dorëzuara pas afatit për dorëzim nuk do të shqyrtohen.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 18.11.2025 në ora 15:00.

Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.

Çdo pyetje shtesë mund të drejtoheni në e-mail [email protected]