business

Auditor junior për auditim financiar dhe pajtueshmëri (3)

  • star Publikuar: 31-10-2024
  • star Skadon: 12-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Auditor, Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 576

Në mbështetje të nenit 15.2 të Ligjit Nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, si dhe nenit 5, 6 dhe 7 të Rregullores (ZKA) 01/2024 për Pranimin dhe Karrierën në Zyrën Kombëtare të Auditimit, lidhur me nenin 29.2 të Rregullores (ZKA) 03/2024 për Klasifikimin e Vendeve të Punës; Planit Vjetor të Rekrutimit për vitin 2024 si dhe Vendimit të Auditores së Përgjithshme me Nr.1666 për plotësimin e vendit të lirë të punës, Zyra Kombëtare e Auditimit shpall:

KONKURS

për plotësimin e vendit të lirë të punës

1. Pozita: Auditor junior për auditim financiar dhe pajtueshmëri

Numri i referencës: AJAFP/ZKA/10-13/24

Grada: ZKA-Z4

Numri i pozitave: Tre (3)

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndihmon UE në mbledhjen e informatave paraprakepër auditimet ku angazhohet, për përgatitjen e dosjeve të auditimit dhe punë tjera në lidhje me auditimin;
  • Shkrimi i letrave të punës së auditimit të qarta për çështjet e trajtuara dhe sipas standardeve tëZKA-së dhe të njëjtat i dorëzon me kohë të UE;
  • Indeksimi i letravetë punës për temat (mostrat)dhe fushat e audituara dhe të gjithadokumentet (edhe ato që merren në Entitete) duhet të jenë në pajtueshmëri më formatin dhe kërkesat e përcaktuar nga metodologjia, që t’i mundësoj UE një rishikim me të lehtë;
  • Përfundimi me kohë i letrave të punës, memove të komponentëve dhe të gjitha detyrave sipas kërkesave të UE për t’i arritur planet kohore të aprovuar nga menaxhmenti;
  • Ofron bashkëpunim dhe informata të sakta për Ekipin e auditimit, departamentin e tij dhe me të gjithësektorët dhe departamentet e tjerë në kuadër të ZKA-së;
  • Ndihmon stafin tjetër të ekipit dhe të departamentit, rreth punëve audituese, për përdorim të teknologjisë informative, ofron përkrahje UE dhe të jetë përgjegjës në ushtrimin e detyrave për realizimin e objektivave të ekipit dhe të departamentit;
  • Komunikim të mirë me anëtarët e ekipit me UE, DD, stafin e ZKA dhe me stafin e entiteteve gjatë auditimit;
  • Të ruajë dhe azhurnoi njohuritë profesionale dhe teknikedhe të tregon gatishmëri për të marrë njohuri të reja nga fusha e auditimit për fushat e dakorduara me UE dhe DD gjatë vlerësimit të përformancës për vitin e kaluar, dhe të ndjekë trajnimet e organizuara nga ZKA që lidhen me Edukimine Vazhdueshëm Profesional;
  • Tregon integritet të lartë dhe vepron në pajtim me Kodin Etik dhe të Mirësjelljes Profesionale, si brenda ashtu edhe jashtë ZKA-së;
  • Kryen edhe detyra tjera profesionale që mund të kërkohen nga UE dhe DD i/e tij.

Kërkesat e përgjithshme formale për këtë pozitë të punës, në auditimet financiare dhe të pajtueshmërisë, janë:

  • Arsimimi: Diplomë fakulteti në ekonomik, juridik, administratë publike, matematikë financiare në banka dhe sigurime ose Inxhinierisë;
  • Përvoja profesionale: Dy (2) vite përvojë pune profesionale në auditim, kontabilitet, financa ose administratë;
  • Certifikimi: Të ketë certifikatë si teknik kontabilitetit, asistent-auditor i sektorit publik ose auditor i brendshëm.

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri në fushëne auditimeve;
  • Shkathtësi në organizim të punës dhe përmbushje të objektivave;
  • Njohuri të akteve juridike të aplikueshme në Zyrën Kombëtare të Auditimit;
  • Njohuri për mbikëqyrje efektive të punësprofesionale;
  • Aftësi për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e institucionit dhe integritetin e tij;
  • Aftësi motivuese, dhe komunikuese në ekip;
  • Të posedoj aftësitë mira ndër-personale.

Informata të përgjithshme për kandidatë:

Përcaktimi i pagësbëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Procedura e Aplikimit:

Procedura e aplikimit është e hapur për të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kriterete konkursit. Zyra Kombëtare e Auditimit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret kandidatët nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kandidatët duhet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme, si më poshtë:

  • formularin zyrtartë ZKA-së për aplikim;
  • kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
  • dëshmitë për përgatitjen arsimore (Diplomë fakulteti). Diplomat e fituarajashtë Kosovës duhettë jenë të nostrifikuara;
  • certifikatë për teknik kontabiliteti, asistent-auditor i sektoritpublik ose auditim i brendshëm;
  • dëshmitë për përvojën e punës (Kontratë Pune ose Vërtetim i Marrëdhënies së punës, të shoqëruara me dëshmi nga Trusti);
  • dëshmia nga gjykataqë nuk është i dënuarme vendim të formës së prerë (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • dëshmia që nuk ka në fuqi masë disiplinore për largim nga një pozitëe zyrtarit publik (nëse aplikohet);

Vetëm formulari zyrtar për konkurrim do të merretparasysh. Dokumentet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk shqyrtohen kurse ato të pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret do të kontaktohen. Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në mediat elektronike (online) dhe në faqen e internetit të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 12.11.2024 ora 16.00.

Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e ZKA-së, ose mund të tërhiqen nga faqja e internetit e ZKA-së në adresën www.zka-rks.org dhe dorëzohen në Divizionin për administrimin e dokumenteve në adresën: Lagja:Arbëria, rr. “AhmetKrasniqi” nr. 210 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00, formulari dhe dokumentet mbështetëse mund të dorëzohen edhe përmes adresës elektronike në adresën [email protected] ose përmes postës. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/606-004, ext:1025.

Shënim:

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundittë afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim.

Formulari Zyrtar i Aplikimit