FTESË PËR OFERTË
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë kanë nevojë për: Shërbime Universale Postare; pranimin, bartjen dhe dorëzimin në trafikun e brendshëm dhe ndërkombëtarë të dërgesave
Me këtë rast ju bëjmë thirje për ofertë sipas specifikacionit në vijim:
- Pranimin, përpunimin, bartjen dhe dorëzimin e dërgesave postare brenda territorit të Kosovës
- Pranimin, përpunimin, bartjen dhe dorëzimin e dërgesave postare jashtë territorit të Kosovës duke përfshirë:
- Shtetet fqinje të Kosovës
- Të gjitha shtetet e Evropës
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- Kanada
- Vende të tjera
Në ofertë duhet të jetë cmimi I ndarë për trafik të brendshëm dhe ndërkombëtarë për një letër zarf (pliko)të thjeshtë me peshë:
-deri-50 gr
-50-100 gr
-100-250 gr
-250-500 gr
Ofertuesi bashkë me ofertën duhet të dërgojë:
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit/NUI
- Oferta të jetë me logo ose e nënshkruar dhe vulosur
- Cmimet të cekennë euro pa tvsh
- Në ofertë cmimi duhet të jetë I ndarë për njësi sipas peshës
Kriteret e vlerësimit:
- Plotësimi i specifikacionit
- Pas plotësimit të specifikacionit, cmimi më i lirë
Ofertat tuaja mund t’i dërgoni në email adresën: [email protected] deri me: 12.09.2024