Kompani
Besa Security Sh.p.k.
Kategoritë
Shitje
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
2801
Si rezultat i rritjes së vazhdueshme të klientelës së kompanisë, BESA SECURITY njofton për hapjen e vendeve të lira të punës, me mundësi punësimi të menjëhershëm.
Agjent të Shitjes – Prishtinë
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Promovon produktet e kompanise dhe krijon shitje direkte për këto produkte
- Mban kontakte të vazhdueshme me klient në lidhje me kërkesat e tyre.
- Zgjerimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues duke propozuar vazhdimisht zgjidhje që përmbushin nevojat e tyre dhe sjellja e klientëve të rinj;
- Zhvillimi i një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme midis klientëve dhe kompanisë sonë;
- Hulumtimi dhe kuptimi i nevojave dhe kërkesave të klientëve;
- Të shqyrtojë dhe zgjidhë çdo çështje apo ankesë të klientëve;
- Gjenerimi I shitjeve të reja dhe bashkëpunimi me ekipin e shitjes për të maksimizuar fitimin
- Detyra të tjera që mund të caktohen duke marrë parasysh pozicionin.
Kualifikimet:
- Minimalisht diplomë e shkollës së mesme,
- Të ketë përvojë pune në shitje direkte,
- I orientuar drejt qëllimit për të maksimizuar shitjet;
- Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve me profesionistë të të gjitha niveleve organizative brenda kompanisë;
- Patente shoferi.
Fletë-aplikacioni (merret dhe plotësohet tek recepsioni në Besa Security).
CV dhe dokumentet përkatëse mund t’i dergoni në emailin [email protected]
Te rubrika SUBJEKT të cekët Emri, Mbiemri dhe pozita për të cilën aplikoni.
SHËNIM:
Të gjithë aplikantët do të kontaktohen.
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë pune.
Adresa për aplikim: Zyra Qendrore e Besa Security (Rr. Jusuf Gërvalla nr. 64, Emshir, Prishtinë). Telefoni kontaktues: 049/964-624