business

Specialist i Teknologjisë Informative

  • star Publikuar: 17-11-2025
  • star Skadon: 28-11-2025
Kompani Prishtina Mall
Kategoritë Teknologji Informative - ICT
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Titulli: Specialist i Teknologjisë Informative

Departamenti: Menaxhmenti i Burimeve njerëzore

Përgjegjësitë kryesore:

Specialisti i Teknologjisë së Informacionit është përgjegjës për funksionimin efektiv të shërbimeve dhe mbështetjes së teknologjisë së informacionit (IT) në të gjithë organizatën. Ai/ajo shërben si ekspert teknik në zhvillimin, implementimin, menaxhimin dhe mbështetjen e sistemeve dhe rrjeteve.

Specialisti i IT-së planifikon dhe realizon detyra interesante dhe komplekse, duke zhvilluar metoda dhe qasje të reja në një gamë të gjerë të specializimeve të IT-së. Ai/ajo vlerëson qasjet e reja dhe të përmirësuara për ofrimin e shërbimeve IT; teston dhe optimizon funksionalitetin e sistemeve, rrjeteve dhe të dhënave; dhe përcakton kërkesat teknike.

Specialisti i Teknologjisë së Informacionit është përgjegjës për ofrimin e asistencës teknike të ndryshme të ndërlidhur me kompjuterët dhe për përmirësimin e efikasitetit të punës së stafit përmes përdorimit të teknologjisë.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe backup të serverëve të brendshëm.
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e web sistemeve dhe të telekomunikimit.
  • Mbështjeje në mirëmbajtjen e kompjuterëve desktopëve, laptopëve dhe serverëve të vjetër.
  • Vlerësimi i harduervëve dhe softuerëve të ri për të përmbushur kërkesat e kompanisë.
  • Mirëmbajtja e inventarit të paisjeve të IT, licencave të brendshme dhe të përcillet përputhshmëria.
  • Dizajnimi dhe gjenerimi i raporteve sipas kërkesës.
  • Themelimi i procedurave për të siguruar gadishmërinë, kualitetin dhe saktësinë e webfaqeve dhe platformave online, duke ofruar udhëzim dhe trajnim për stafin.
  • Ofron këshillë teknike dhe ndihmë për staffin e zyrës sipas nevojës.
  • Koordinon me kompaninë e nënkontraktuar çështjet e ndërlidhura të IT.
  • Ndihmon stafin tjetër gjatë eventeve dhe aktiviteteve të veçanta sipas kërkesës.
  • Monitoron ose optimizon performancën, sigurinë, ruatjen e të dhënave dhe rikuperimi i të dhënave të databazës.
  • Zhvillon rregulla dhe procedura në lidhje me databazën: regjistrimin e të dhënave dhe ndarjen e informatave me të tjerët.
  • Përdor teknologjinë e pranishme për të promovuar web faqen dhe për të mbledhur informata statistikore për analiza.
  • Ndihmon stafin tjetër gjatë eventeve dhe aktiviteteve të veçanta sipas kërkesës.
  • Ndihmon në mbarëvajtjen e sistemeve operacionale në qendër.
  • Planifikon, zhvillon dhe menaxhon të gjitha shërbimet, programet e IT-së dhe mbështet gjithë biznesin.
  • Siguron mbështetje të brendshme për çështje të IT-së (siguri të serverëve, përditësim të softverëve, mirëmbajtje të hardverëve etj.)
  • Mbikqyrë implementimin, vendosjen dhe operimin e sistemit informativ dhe zgjidhjeve të teknologjisë për nevoja të biznesit.
  • Optimizon përdorimin e platformave të mediave sociale për nevoja të biznesit.
  • Mbikqyrë funksionalitetin e webfaqes dhe zhvillimet.
  • Hulumtimi, dizajnimi dhe implementimi i teknologjive përkatëse për te mbështetur dhe përmirësuar komunikimet e korporatës, qasjen në informata dhe produktivitetin e përdoruesit të fundit.
  • Bashkëpunimi me furnizuesit dhe ofruesit të shërbimit për të siguruar dhe porositur paisjet teknologjike, përcjellja e garancioneve dhe marrëveshjeve të shërbimit.
  • Kryeni planifikimin e kapacitetit për gjerësinë e brezit të rrjetit, kërkesat e ruajtjes, mesazhet, faqet e internetit dhe aplikacionet tjera.
  • Qëndroni të informuar me tregun dhe teknologjitë e reja në zhvillim që ofrojnë përfitime të qarta për organizatën, partnerët e biznesit dhe/ose klientët.
  • Krijoni raporte të statusit sipas nevojës; dhe prezentimi i të gjeturave te menaxhmenti i lartë.
  • Planifikon trajnimin e përdoruesit aktual sipas nevojës.
  • Kryen detyra të tjera të ndërlidhura të caktuara nga menaxhmenti.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në emailin: [email protected] deri më datën 28 Nentor 2025 duke cekur në subjekt titullin e pozitës për të cilën aplikojnë.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu