
Termoluli Sh.p.k , me seli në rruga Driton Islami, p.n. Ferizaj, shpall konkurs pune për pozitën: Agjent i shitjes/Komercialist
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgjegjës për viziten e pikave në bazë të planit të caktuar nga kompania;
- Përgjegjës shitje të produkteve, për marrje të porosive në pika shitëse dhe dërgesës së tyre në Depon Qendrore;
- Është i obliguar të bëjë prezantimin e artikujve tek të gjithë blerësit të cilët i viziton;
- Është i obliguar që në vazhdimësi të kontribuojë në zhvillimin e shitjes dhe gamës së produkteve;
- Përgjegjës për vlerësim të sasisë së porosisë me qëllim të shmangies së mungesës së produkteve, apo mbingarkimin e tepërt;
- Përgjegjës për informim rreth gjendjes në treg dhe për çfarëdo vërejtje apo sugjerim që mund të vij nga ana e blerësit;
- Mban evidencë ditore për punën në teren, referon vështirësitë eventuale dhe propozon zbatimin e masave të caktuara për rastet konkrete.
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e Mesem, preferohet diplome universitare.
- Mosha e preferuar 20 – 45 vjeç;
- Të jenë të shkathët, fleksibil, komunikativ dhe këmbëngulës në arritjen e qëllimeve të shitjes;
- Të kenë aftësi të mira të menaxhimit të kohës, planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
- Duhet të kenë njohuri bazike të tregut, artikujve dhe brendeve që dominojnë;
- Të posedojnë patentë shofer të kategorise B;
- Preferohet një (1) vit përvojë pune në shitje.
______________________________________________________________________
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet sipas pozitës, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: [email protected] Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni si dhe Qytetin. Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet e lartëpermendura, do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit. Konkursi mbetet i hapur nga data 21/10/2025 deri me 05/11/2025. Për më tepër informacione rreth Termoluli Sh.p.k, mund të kërkoni në Tel: 038 765 555 apo website-in:
www.termoluli.com; www.facebook.com/termoluli/; www.instagram.com/termoluli/
Apliko shpejtë përmes sistemit!