business

Operator për aranzhimin e ngarkesave Durrës–Kosovë

  • star Publikuar: 12-06-2025
  • star Skadon: 12-07-2025
Kategoritë Logjistike
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Konkurs Pune

Pozita: Operator për aranzhimin e ngarkesave Durrës–Kosovë
Vendi i punës: Prishtinë | Kompania: Pro Transport Shpk | Paga: 800 € neto

Përshkrimi i Pozitës

Pro Transport Shpk, një kompani me përvojë në fushën e transportit dhe logjistikës, shpall konkurs për pozitën Operator për Aranzhimin e Ngarkesave Durrës–Kosovë.

Pozita është e vendosur në zyrën tonë në Prishtinë dhe përfshin koordinimin e ngarkesave me kontejnerë nga Porti i Durrësit deri në destinacionin final në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me zyrat tona në Shqipëri.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Komunikimi ditor me klientë, bashkëpunëtorë, shpediterë, shoferë dhe ekipet tona në Durrës/Tiranë (email dhe telefon).
  • Ndjekja dhe përcjellja e dokumentacionit si: BL, urdhërlirime, autorizime, tranzit, dokumente doganore etj.
  • Organizimi i transportit nga porti: sigurimi i kamioneve dhe koordinimi i shoferëve.
  • Monitorimi i lëvizjes së ngarkesës deri në dorëzimin përfundimtar.
  • Përditësimi i listës ditore ku shënohet gjendja e secilit kontenier (ka mbërritur, është gati për t’u tërhequr, ka kaluar doganën, etj.).
  • Arkivimi i rregullt i dokumentacionit dhe raportimi te ekipi përkatës.

Kriteret dhe Aftësitë e Kërkuara

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, kujdes ndaj detajeve dhe shpejtësi në përpunimin e informacionit.
  • Aftësi për të menaxhuar shumë detyra njëkohësisht (multitasking) dhe për të punuar nën presion.
  • Etikë pune, motivim personal dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrave.
  • Shkathtësi të mira komunikuese në email dhe telefon.
  • Njohuri bazë të kompjuterit (MS Office, sidomos Excel).
  • Përvojë në logjistikë/transport është përparësi, por jo e domosdoshme — rëndësi ka aftësia për të mësuar dhe për t’u përkushtuar.

Çfarë ofrojmë ne:

  • Rrogë fikse: 800 € neto në muaj + të gjitha kontributet ligjore.
  • Trajnim fillestar dhe udhëzim i plotë deri në pavarësimin në rol.
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues, me staf të përkushtuar dhe kulturë të mirë pune.
  • Mundësi zhvillimi dhe ngritje në karrierë në një kompani në rritje të vazhdueshme.
  • Orar i plotë pune dhe kontratë e rregullt.

Si të Aplikoni

Dërgoni CV-në tuaj (opsionale: letër motivimi) në adresën: [email protected]
Në subjektin e email-it: "Operator – Ngarkesat Durrës–Kosovë"
Afati i aplikimit: Aplikimet shqyrtohen me radhë – ju inkurajojmë të aplikoni sa më shpejt!
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Bashkohuni me Pro Transport dhe bëhuni pjesë e një ekipi që e vlerëson punën e mirë, përkushtimin dhe zhvillimin profesional.