business

Shtëpiak/Kopshtar

  • star Publikuar: 15-08-2022
  • star Skadon: 23-08-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1198

Shtëpiak/ Kopshtar

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2, në Ligjin e Punës nr. i aktit 03/L – 212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës 90/2010) OJQ-Institucioni Parashkollor Ketrushët në Prishtinë shpall;

KONKURS PËR VEND TË LIRË TË PUNËS:

Një (1) Shtëpiak/Kopshtar
Detyrat kryesore:

  • Përkujdeset për sanimin dhe mirëmbajtjen e inventarit të Institucion Parashkollor "Ketrushët";
  • Përkujdesjet për mirëmbajtjen e mjeteve teknike të energjisë elektrike ;
  • Përkujdeset për sanimin e prishjeve teknike në objektin e Institucion Parashkollor "Ketrushët";
  • Përkujdeset për ngrohjen, (kalldanë) përfshirë planifikimin e harxhimeve të lendës djegëse (peletit), kyçjen dhe çkyçjen e gjeneratorit/etj
  • Mirëmbajtjen e oborrit në Institucionin Parashkollor "Ketrushët"
  • Tё identifikoj, tё evidentoj, tё llogarisë dhe të planifikoj në afate periodike, tё caktuara nga Udhëheqësja e Institucion Parashkollor "Ketrushët", shpenzimet qё krijohen me amortizimin ose harxhimin e mjeteve tё punës;
  • Kryen edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori i kopshtit.

Kushtet:

  • Të jenë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të kenë të përfunduar arsimin e mesëm;
  • Të ketë së paku 1 vjet përvojë pune përkatëse.

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret dhe sjellet në Institucion Parashkollor Ketrushët Rr; Lah Nimani, nr; 40, Prishtinë - afër komunës së vjetër).
  • Rezymeja personale (CV).
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).
  • Diplomat e kualifikimit (ose çertifikatat), çertifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri. 
  • Dëshmi e shkollimit të mesëm dhe kualifikime/çertifikime;
  • Dëshmi të përvojës së punës si shtëpiak (vetëm kontrata ose vërtetimi  nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës do të merren parasysh).

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Shkollimi i Mesëm 
  • Përvojë pune si shtëpiak në Intitucione Parashkollore/shkollore do të konsiderohet me përparesi

Sqarime shtesë:
Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen.

Për intervistë do të ftohen kandidatët që i plotësojnë kushtet. Përzgjedhja për intervistë do të bëhet bazuar në kualifikimet formale adekuate dhe përvojën e punës relevante.
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi është i hapur prej dates 15.08.2022 – 23.08.2022.

Aplikacioni mirret  çdo ditë pune nga ora 9:15 - 14:30.
Aplikacioni i plotësuar së bashku me dokumentët tjerë te kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në OJQ-Institucion Parashkollor “Ketrushët" Rr. Lah Nimani  nr. 40 Prishtinë .tel-+383 45 403 678.
Aplikacioni dhe dokumentet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim

SHKARKO: APLIKACIONIN KETU.