business

 Magazinier

  • star Publikuar: 10-05-2024
  • star Skadon: 10-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Depo
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1258

DELTA GROUP përbëhet nga kompanitë Deutschcolor, Delta Home , Thermoswiss, Dast dhe Delta.
DELTA GROUP është lider në tregtimin dhe prodhimin e një game të gjerë produktesh,duke punuar dhe duke pasur ekskluzivitetin e disa kompanive më të njohura ndërkombëtare.
Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës.
Gjithashtu vlerësimi / bonuse, sipas një skeme motivimi në referencë të performancës dhe vjetërsis në punë janë një tjetër politik sociale e grupit tonë.
Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA GROUP.
Pozicioni për të cilin mund të aplikoni: Magazinier
(Departamenti i Magazinimit dhe Logjistikes)

MISIONI DHE FUNKSIONET BAZË:
Përgjegjësi Magazinës është përgjegjës për planifikimin dhe manaxhimin e të githë aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, zinxhirit të furnizimit, magazinimit dhe shërbimin/kujdesit ndaj klientit. Përgjegjësitë e tij gjithashtu përfshijnë menaxhimin e të gjithë ciklit të punës që nga magazinimi e deri në shpërndarjen e mallrave; plotësimit të nevojave operative të njësive të biznesit në të gjithë Shqipërinë, duke koordinuar stafin në ndarjen e roleve e përgjegjësive dhe duke mbikqyrur hapat deri në finalizimin e procesit.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Përgjegjës për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë qendrën e shpërndarjes, magazinën, transportin dhe cilësinë e shërbimit/shpërndarjes;
  • Mban inventar per te gjithe produktet qe ka ne mbikqyrje dhe mbikqyre statusin e porosive, dërgesat;
  • Realizon ndarje te percaktuar sipas kodeve, llojit dhe nenllojit te produkteve,
  • Ka detyre te riktheje cdo produkt qe eshte demtuar si dhe te mbaje procesverbal per kete veprim;
  • Planifikon dhe mbikqyre asetet dhe infrastrukturën ;
  • Përgjegjës për ndjekjen dhe përmbushjen e të gjitha nevojave për transport dhe lëvizjeve në terren;
  • Organizon dhe bashkërendon aktivitetet e departamenteve që ai drejton (Magazinat, Transportin, dhe Teknikën), si dhe mbikqyr statusin e porosive dhe dërgesat;
  • Mbikqyr, trajnon dhe zhvillon skuadrën e tij të punës;
  • Kujdeset për respektimin e dhe etikën e komunikimit të stafit te magazines me njeri – tjetrin.

AFTËSITË:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Ndjenjë përgjegjësie;
  • Aftësi për të ruajtur qetësinë gjatë situatave me stres të lartë dhe për të ruajtur fokusin mbi objektivat përfundimtare.

KERKESAT:

  • Arsimi i mesem (i larte perben avantazh),
  • Eksperienca te ngjashme ne fushen e shperndarjes, distribucionit ne tregun shqiptar rreth 2 vite,
  • Aftesi shume te mira komunikuese, organizative dhe menaxhuese,
  • Te jete i gatshem te pershtatet, te marre pergjegjesi dhe te jete i besueshem,

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën: [email protected], [email protected], dhe ne numer kontakti; +38349 625 006.
Me miresjellje ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, DELTA GROUP.

Tek ne CV-ja juaj eshte e sigurte dhe do te trajtohet me konfidencialitet te plote.