Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Menaxher/e
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Lome
Shikime
606
Shield Recruitment & HR kërkon Menaxher i Projektit (1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
Vendi i punës: Lome, Togo.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përcakton dhe qartëson fushëveprimin e projektit. Zhvillon planin e projektit;
- Zhvillon programin e projektit;
- Përcakton strukturën organizative të ekipit të projektit;
- Manaxhimi i suksesshëm i projektit/eve duke sjellë efektivitet në kosto, cilësi dhe afat të lëvrimit;
- Përgjegjës për planifikimin, mbarvajtjen dhe menaxhimin financiar te projekteve;
- Menaxhon të gjitha aspektet e projektit (Riskun, Problemet, Kualitetin, Komunikimin, Ndryshimet);
- Koordinon të gjitha aktivitetet në të gjitha funksionet e ndryshme organizative;
- Motivon anëtarët e ekipit të projektit;
- Analizon dhe raporton rreth implementimit të projektit;
- Menaxhon dhe koordinon punët e punonjëseve të projektit.
- Efikasitet në implementimin e të gjitha aktiviteteve në kuadër të projektit;
- Përcjellje të pagesave dhe menaxhim të buxhetit;
- Përgatitje dhe finalizim të të gjitha raporteve që parasheh projekti, në baza të rregullta;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
- Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.
Kualifikimet:
- Fakulteti i Ndërtimtarisë ose Arkitektures;
- Mbi 5 vite përvojë punë si Projekt Menaxher;
- Njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
- Njohuri pune të programeve kompjuterike (Microsoft office, ArchiCAD, Projekte Profesionale etj);
- Njohja e Gjuhës Angleze dhe Frënge;
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
- Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
- Aftësi të mira organizative;
- Aftësi për punë nën presion të kohës;
- Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 14 Qershor 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.