business

Njoftim për - Furnizim me Lopë ose Dele – Kurban 2023

  • star Publikuar: 03-05-2023
  • star Skadon: 17-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 24518

Njoftim për - Furnizim me Lopë ose Dele – Kurban 2023

Data e përgatitjes së njoftimit: 03/05/2023

Nr.T -18 /2023

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagjja Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+383 44 239 349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 45 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e 300 lopëve (me mundësi rritje (10-20%). Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova do të bëjë shpërndarjen e mishit të paketuar të kurbanit për rreth 6300 familje skamnore në të cilat familje ka edhe jetimë. Këto 6300 familje janë edhe përfituesit e këtij aktiviteti të prokurimit ku çdo familje do të përfitojnë rreth 7-8 kg mish.

Shpërndarja e tyre do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova te familjet skamnore në tërë territorin e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me qendrat sociale të Komunave.

Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes së tenderit:

Dokumentacioni ligjorLloji
1.Certifikata e Biznesit Kopje
2.Certifikata e TVSH-së (nëse ka)Kopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do t’i përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tenderE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4.Deklaratë me shkrim mbi atë se kompania garanton që forma e therjes së kurbaneve është hallall (apo Çertifikatë Hallall nëse ka) dhe se therja do të bëhet në thertore të licencuar.E vulosur dhe e nënshkruar (në rast të certifikatës hallall atëherë kopje të kësaj certifikate). Licenca e thertores (kopje)
5.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik mbi përcjelljen e gjendjes shëndetësore, vaksinimet etj.E vulosur dhe e nënshkruar, (fituesi duhet të prezantojë çertifikatë nga Veterinari apo AVUK /Dogana e Kosovës)
6. Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik se vërteton që mishi që del nga therja e lopëve është i sigurt për konsum të gjërë dhe nuk e rrezikon shëndetin publik. E vulosur dhe e nënshkruar
7.Deklaratë me shkrim mbi atë se kompania garanton që Lopët që janë pjesë e ofertës për kurban janë të moshës jo më të re se 2 vjet dhe jo me te vjetra se 5 vjet. Pesha minimale për lope 400 kgE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
8.Deklaratë me shkrim mbi atë se kompania garanton që Delet që janë pjesë e ofertës për kurban janë të moshës jo më të re se 6 muaj, pesha minimale 45 kg.E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
9.Deklaratë me shkrim se kompania garanton se posedon dhomat e ftohjes 0 °C ku mishi te qëndroj te paktën 12 ore, poashtu dhomën me ngrirje te thelle, me kapacitete te mjaftueshme për te siguruar sasinë e Mishit.E vulosur dhe e nënshkruar nga Kompania
10.Reference e implementimit te ndonjë projekti te ngjashëmE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania bashkëpunuese

Oferta Financiare:

Nr.KarakteristikatSasia Çmimi/ njësi Çmimi total
1.Lopë të moshës mbi 2 Vjeçare dhe jo me te vjetra se 5 vite, therja te behet në mënyrë hallall, te ketë shenjen / numrin e martikulimit para therjes, pesha minimale para therjes 400 Kg, prerjen në copëza dhe paketimin e mishit, mbajtja në frigofere e mishit të paketuar për se paku 4 jave nga dita e therjes dhe transportimi i mishit të paketuar deri në vendin e shpërndarjes (transport frigo), 300
2.Dele të moshës mbi 6 muaj së bashku me therjen e tyre në mënyrë hallall, te ketë shenjen / numrin e martikulimit para therjes, pesha minimale para therjes 45 kg, prerjen në copëza dhe paketimin e mishit, mbajtja në frigofere e mishit të paketuar për se paku 4 jave nga dita e therjes dhe transportimi i mishit të paketuar deri në vendin e shpërndarjes2100
3.Total çmimi pa TVSH:
4.TVSH – “Faturimi do të behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nënparagrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016

0,00

5.Total çmimi:

Vërejtje: IRK rezervon të drejtën për të kontraktuar ofertën më të mirë për secilën pikë veç e veç, 1 ose 2. Prioritet për kurban do te jene Lopët por nëse kemi kërkesa nga donatoret do te jene opsion edhe delet. Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull `Oferta për Furnizimin me Lopë ose Dele dhe Shërbimet përcjellëse për Kurban 2023`, Islamic Relief Kosova - Projekti `Kurbani 2023` duke i sjell ato në adresën: rr. Bajram Kelmendi nr.10/A, Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj çdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve vulnerabel ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë: 17/05/2023 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.

  • Pakot me logo do ti siguroj Islamic Relief – Kosova,