business

Menaxher/e (2)

  • star Publikuar: 17-07-2023
  • star Skadon: 07-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Koton
Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Pejë
Shikime 7272

KOTON është markë turke, lidere në fushën e modës me një rrjet prej rreth 600 dyqanesh në 30 shtete të botës dhe me platformën e shitjeve online. KOTON shquhet për modë cilësore dhe veshje me çmime të volitshme për femra, meshkuj dhe fëmijë, të brendshme për femra dhe meshkuj së fundmi edhe me aksesorë të ndryshëm. Në vendin tonë, përfaqësues i markës KOTON është Hil Group.

Ne ju ofrojmë mundësinë për tu bërë pjesë e një zinxhiri ndërkombëtar të modës dhe zhvillimit të karrierës tuaj në role të ndryshme për brenda kompanisë tonë, të jeni pjesë e një ekipi dinamik me mundësi të shumta të trajnimit në kuadër të programit tonë gjithpërfshirës.

Për dyqanin tonë të ri në American Shopping Retail në Pejë ne po kërkojmë: Menaxher/e (2)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Një anëtar aktiv i ekipit menaxhues për të zhvilluar dhe menaxhuar në mënyrë kolektive dyqanin në përputhje me udhëzimet dhe planet e zyrës qendrore të KOTON-it në Kosovë dhe në Turqi;
  • Përgjegjës për hartimin e strategjisë se përgjithshme të shitjeve të dyqanit për të arritur objektivat e biznesit;
  • Së bashku me udhëheqësin e projektit, përgjegjës për të identifikuar aktivitetet e nevojshme për të arritur objektivat e shitjeve, për të përmbushur kërkesat e klientëve dhe për të siguruar komercialitetin e artikujve;
  • Përgjegjës për hartimin e planit (parashikimeve) të shitjeve vjetore dhe 3-mujore të dyqanit;
  • Ofron shërbim të shkëlqyer për klientët në mënyrë që të ndikoj në rritjen e shitjeve
  • Përgjegjës për hartimin e raporteve të shitjes në baza të rregullta sipas kërkesave të menaxhmetit të kompanisë;
  • Në mënyrë aktive hulumton rreth target grupit dhe audiencës së KOTON-it për ti njohur më mirë klientët dhe kërkesat e tyre;
  • Në mënyrë aktive zhvillon të gjitha aktivitetet e dyqanit sipas konceptit të KOTON-it;
  • Mbështet operacionet e punës lidhur me aspektin vizual të dyqanit dhe është përgjegjës për respektimin dhe mirëmbajtjen e udhëzimeve të KOTON-it për aspektin vizual të dyqanit;
  • Planifikon operacionet e punës në dyqan dhe organizon ndarjen e detyrave për ekipin;
  • Merr iniciativa dhe vepron për të arritur objektivat e dyqanit dhe trajnon punonjësit në dyqan për ti arritur objektivat e përbashkëta dhe ato individuale;
  • Jep feedback dhe vlerëson performancën;
  • Rekruton, trajnon, zhvillon dhe nëse është e nevojshme, përfundon marrëdhëniet e punës së punonjësve në dyqan;
  • Komunikon dhe siguron informacion në lidhje me objektivat, udhëzimet, politikat dhe vlerat, si dhe sigurohet që këto të zbatohen;
  • Përmirëson vazhdimisht metodat e punës në kuadër të vendit të punës;
  • Merr përgjegjësi për zhvillimin e aftësive dhe performancës.

Kualifikimet dhe Përvoja:

  • Përvojë min. 1 vjecare në fushën e modës – “fast fashion” dhe në shitjet me pakicë;
  • Pasioni për modën dhe njohuri rreth shitjeve me pakicë;
  • Përvojë në pozicione udhëheqëse të punës dhe menaxhim të personelit;
  • Njohuri në fushën e financave;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të prezentimit;
  • Fokus të shtuar tek klientët dhe biznesi;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Aftësi në përdorimin e paketës Microsoft Office.

Vlerësimi i performancës:

  • Rezultatet e punës dhe performanca në përputhje me objektivat e përcaktuara vjetore për pozicionin e punës;
  • Përformanca gjatë punës, në ekipi dhe individual;
  • Profitabiliteti i dyqanit që e menaxhon;
  • Përformanca dhe veprimet sipas kritereve dhe vlerave të brendit Koton “Commercial follow – up”;
  • Sjellja dhe veprimet sipas pikëpamjes së KOTON-it lidhur me pozicionet udhëheqëse të punës.

Përfitimet:

  • Orar fleksibil të punës;
  • Ambient dinamik të punës;
  • Mundësi të mëdha të rritjes dhe zhvillimit profesional

Aplikimi:
Për të aplikuar ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në e-mailin [email protected] duke shkruar markën, vendin dhe pozitën e punës për të cilin aplikoni deri me datë 7 Gusht 2023.

Duke ju falenderuar për aplikimin ju informojmë se vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë.