business

Menaxhere e Qendrës për Wellness & SPA

  • star Publikuar: 12-12-2024
  • star Skadon: 21-12-2024
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 65

Shield Recruitment & HR kërkon Menaxhere e Qendrës për Wellness & SPA (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon dhe udhëheq punën e departamentit dhe të punësuarve;
  • Organizon dhe kujdeset për përmbushjen e të gjitha obligimeve të departamentit dhe vendimeve të menaxherit të përgjithshëm karshi të cilit raporton në baza të rregullta;
  • Planifikon buxhetin e departamentit dhe propozon masa për zbatimin e tij;
  • Në bashkëpunim me departamentin përgjegjës lidhur me personelin e departamentit që e menaxhon ndihmon në cështjet e personelit si: avancim, gradim apo ulje profesionale, rekrutim, pushim nga puna, identifikim te nevojave për trajnim, personel shtesë, masa disiplinore;
  • Përgatit orarin e punës në baza javore duke u siguruar që performanca e personelit është në nivelin e pritshmërive;
  • Harton raporte javore dhe mujore mbi punën e kryer dhe problemet eventuale të punës dhe informon menaxhmentin e lartë me çdo informatë lidhur me progresin e korporatës;
  • Përgjegjëse për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha fushave të Qendrës Wellness dhe SPA, duke përfshirë programet e saj, orët e shërbimit, shërbimet dhe stafin;
  • Përgjegjëse për të koordinuar ofrimin e shërbimeve në SPA, duke përfshirë sallonin e ondulimit (parukierinë), kujdesin për lëkurën, qendrën e fitnesit, dhe wellnessit, masazhave, koordinimin e programeve, rezervimet, recepcionin, dhe zonat e zhveshtoreve (dhomat me dollap);
  • Përgjegjëse për shitjen e produkteve, shërbimeve dhe tretmaneve në SPA;
  • Përgjegjëse për të propozuar dhe zgjedhur kompanitë shitëse të produkteve për SPA, menaxhimin e kontratave (marrëveshjeve), hulumtimin e produkteve me pakicë jashtë shtetit si dhe zgjedhjen dhe blerjen e produkteve;
  • Përgjegjëse për menaxhimin e furnizimit me inventar dhe kontrollin e blerjes si dhe mirëmbajtjen e tij;
  • Përgjegjëse për përgatitjen e ofertave;
  • Përgjegjëse për të përmirësuar vazhdimisht përshtypjet e mysafirëve dhe të punëtorve si dhe për të maksimizuar performancën financiare të Qendrës Wellness dhe SPA;
  • Përgjegjëse për të monitoruar shitjet reale dhe të parashikuara të SPA-së për të siguruar se qëllimet e të ardhurave janë përmbushur ose janë tejkaluar;
  • Përgjegjëse për tu kujdesur për pastërtinë në të gjitha zonat dhe pajisjet e Qendrës Wellness dhe SPA;
  • Përgjegjëse për menaxhimin e Strategjisë së Menaxhimit të të Ardhurave në SPA (SPA Revenue Management Strategy Monitors and Manages);
  • Përgjegjëse për menaxhimin e shpenzimeve të kontrollueshme të SPA-së siç janë: ambientet e mysafirëve, shpenzimet e ndërresave; shpenzimet e sallonit të parukierisë, dekorimet dhe letrat profesionale për të arritur ose tejkaluar qëllimet e buxhetit;
  • Përgjegjëse për të përmirësuar performancën e shërbimeve, rishikon gjetjet e të punësuarve për të zhvilluar veprimet e përshtatshme korigjuese për të përmirësuar vazhdimisht rezultatet;
  • Përgjegjëse për menaxhimin e të punësuarve me aftësi të përshtatshme për të përmbushur nevojat operacionale të biznesit, zhvillon, zbaton dhe mban një program të orientimit në SPA për të punësuarit që të marrin trajnimin e duhur të punësimit për të kryer me sukses punën e tyre;
  • Përgejegjëse për zhvillimin e qëllimeve të biznesit dhe krijimin e planeve të përshtatshme të zhvillimit, dhe administron procesin e vlerësimit të performancës;
  • Përgjegjëse për menaxhimin e shitjeve dhe kontrollin e të gjitha faturave të shërbimeve të shitjeve si dhe përgatitjen e raporteve mujore mbi të ardhurat dhe shpenzimet e aktiviteteve të shitjes duke u siguruar që tërë menaxhimi i Qendrës të jetë sa më ekonomik dhe rentabil, duke shfrytëzuar në mënyrë të arsyeshme produktet dhe energjinë;
  • Përgjegjëse për zbatimin e politikave të Hotelit
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij.

Kualifikimet:

  • Përgatitje superiore akademike (të paktën niveli bachelor) në fushën e hotelerisë, biznesit ndërkombëtar, marketingut me preferencë specializim në Qendrat e Wellness&SPA;
  • Të ketë së paku 4 (katër) vite përvojë pune profesionale si menaxhere, me preferencë në Qendra për Wellness&SPA në hotele me 4 ose 5 yje;
  • Integritet të lartë dhe etikë;
  • Aftësi të dëshmuara menaxhnimi dhe organizimi;
  • Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike;
  • Aftësi të punoj nën presion dhe fleksibil;
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhës angleze;
  • Të mos jetë nën hetime;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 21 Dhjetor 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.