business

Mediatorë/e terreni (11)

  • star Publikuar: 14-03-2023
  • star Skadon: 04-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 11
Vendi i punës Mitrovicë, Pejë, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Graçanicë, Istog, Kamenicë, Lipjan, Vushtrri
Shikime 23409

SHPALLJE PËR VEND PUNE

OJQ "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" shpall konkurs për mediatorë të terrenit për implementimit e projektit “Drejtesia Sociale II”

Pozita: 11 pozita për Mediatorë/e terreni;

Vendi i punës: Fushë Kosovë (1) pozitë, Lipjan (1) pozitë, Ferizaj (1) pozitë, Pejë (1) pozitë, Gjakovë (1) pozitë, Istog (1) pozitë, Kamenicë (1) pozitë, Vushtrri (1) pozitë, Gjilan (1) pozitë, Mitrovicë (1) pozitë dhe Graçanicë (1) pozitë.

Orari: Fleksibil

____________________________________________________________________________

Njohuritë dhe shkathtësitë

  • Aftësi të mira komunikimi/avokimi me institucione publike në nivel lokal si dhe me qytetar të komunës gjegjëse.
  • Aftësi për të organizuar takime për pjestarë të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë si dhe zyrtar publik.
  • Njohuri të sfidave dhe punës me pjesëtarë të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë.
  • Aftësi të mira negocimi dhe ndërmjetësimi.
  • Aftësi të mira organizative dhe të punës në grup.
  • Aftësi për menaxhimin e stresit dhe punës në presion.

Vlerat Personale

Mediatori/ja duhet të ruajë konfidencialitetin e plotë në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive në punë.

Mediatori/ja gjithashtu duhet të demonstrojë atributet e mëposhtme personale:

  • Të jetë i/e sinqertë dhe i besueshëm;
  • Të jetë i/e respektueshëm;
  • Të ketë seriozitet në punë;
  • Të ketë ndjeshmëri për ndryshimet kulturore;
  • Të jetë fleksibil/e;
  • Të demonstrojë etikë të shëndoshë të punës;

Përgjegjësitë:

  • Mediatori/ja i/e terrenit, ka përgjegjësi në organizimin e takimeve socializuese, sesioneve informuese të Antigjipsizmit, ndarjen e informatave për mundësi punësimi, mundësi për grante, fuqizim ekonomik etj;
  • Mediatori/ja i/e terrenit, organizon sesione informuese për individët/pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptiantë njoftohen me të drejtat e tyre;
  • Mediatori/ja i/e terrenit, promovon platformën kombëtare për mbrojtje nga diskriminimi tek individët/pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Mediatori/ja i/e terrenit, organizon takime me autoritetet lokale dhe pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Mediatori/ja i/e terrenit, është përgjegjës/e për mobilizimin e komuniteteve të margjinalizuara në takime dhe aktivitete të organizatës në komunat përkatëse;
  • Mediatori/ja është përgjegjës/e për ngritjen e bashkëpunimit në mes të organizatave të shoqërisë civile lokale, institucioneve lokale dhe komuniteteve të margjinalizuara;

Detyrat dhe përgjegjësitë e detajuara vijojnë si më poshtë:

  • Të punojë ngushtë me Zyrtarin e Lartë dhe Menaxheren e Programit në Departamentin e Antigjipsizmit;
  • Të organizojë, mobilizojë dhe raportojë aktivitetet ditore sipas planit të punës;
  • Të krijojë dhe të mbajë lidhje me organizata lokale, përfaqësues të institucioneve publike në nivel lokal;
  • Të mbajë kontakte me pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në komunën në të cilen është i/e angazhuar;
  • Të organizojë takime me pjesëtarët e komuniteteve si dhe të kujdeset për gjithëpërfshirje gjinore dhe etnike të pjesëmarrësve;
  • Të përgadisë raporte mujore me të arriturat dhe sfidat në terren;
  • Të mbajë kontakte të ngushta me zyrtarin komunal për të drejtat e njeriut si dhe përfaqesues të lagjeve ku jetojnë kryesisht komunitetet;
  • Të jetë pjesë e organizimit të festivalit multikulturor dhe të mbështes eventet tjera në organizatë;
  • Të organizojë takime socializuese, sesione informuese, ndarjen e informatave gjatë kampanjave vetëdijësuese, mundësi punësimi, mundësi për grante;
  • Të plotësojë databazat varësisht prej kërkesës së organizatës.

Dispozitat përfundimtare

OJQ "Zëri i Romëve Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivuese (të bashkangjitura me rekomandime, diplomat e shkollimit, dhe ҁertifikatat e trajnimeve). Mos dorëzimi i plotë i dokumenteve rezulton në mos shqyrtimin e aplikacionit.

Ne inkurajojmë kandidatët nga komunitetet rom, ashkali, dhe egjiptian (vajzat/gratë) të aplikojnë për pozitën e shpallur. Aplikimi realizohet përmes formës elektronike: [email protected]

Për më shumë informata ju mund të na kontaktoni në po të njejtin e-mail ose në nr. tel 00 383 49 714 208. Afati i fundit për aplikimi është deri më datën 04.04.2023 në ora 16:00.