business

T - 15/2022, Njoftim për Furnizim me artikuj Ushqimor

  • star Publikuar: 19-09-2022
  • star Skadon: 04-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2485

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Furnizim me artikuj Ushqimore 

Data e përgatitjes së njoftimit:  19/09/2022

T- 15/2022

Detajet për kontakt 

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, 10000 – Prishtinë  
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit  - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Tel. Mobil:+38344239349

email: [email protected]

Përshkrimi 

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturore si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e  brengave dhe nevojave të  familjeve dhe individëve në Kosovë. 

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e pakove ushqimore për 1800 pako ushqimore për familje, ku secila familje do të përfitojë së paku një pako ushqimore. Shpërndarja do të bëhet në te gjitha Komunat e Republikës se Kosovës, Islamic Relief do te cakton ne secilën komune lokacionin  ku do te behet shpërndarja ndërsa Operatori ekonomik ka për obligim qe ti shkarkojë pakot ne lokacionin përkatës. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova do të bëjë implementimin e projektit. 

Kjo është sasi e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti. 

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova. Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Nr.Dokumentacioni ligjor Lloji 
1.Certifikate e Biznesit Kopje
2.Certifikata e TVSH-sëKopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do t’i përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se të gjitha produktet në pakon ushqimore janë të sigurta për konsum dhe nuk e rrezikojnë shëndetin publik. E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
5.Reference e implementimit të ndonjë projekti te ngjashëm E vulosur dhe e nënshkruar
6.TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nënparagrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016.

 

0.00

Lista e artikujve ushqimor për një pako/familje, 1800 Pako:

Kuotimi financiar:

Nr.EmërtimiLlojiSasiaÇmimi/njësiTotal
1Miell T400 25 Kg.  
2Vaj 6 Lit.  
3Oriz 2 Kg.  
4Sheqer 5 Kg.  
5Makarona 2 Kg.  
6Fide  2 Kg.  
7Veget 1 Kg.  
8Keks  1 Kg  
9Çaj 1 Kg.  
10Biber  0.5 Kg.  
11Patate 5 Kg.  
12Qumësht 3 Lit.  
13Krip 1 Kg.  
14Pasul 2 Kg.  
15Paketimi 1 Cop.  

Vërejtje:

  1. Pakoja e zbrazet me logo ofrohen nga blerësi. 
  2.  Duhet të llogaritet se transportin deri te pika e shpërndarjes do te behet nga operatori ekonomik  sipas planit qe do te ofron blerësi, ku do te ketë një pik shpërndarës ne shumicën e komunave te Republikës se Kosovës. 
  3.  Sa ditë kohë iu duhen nga dita e porosisë deri te dita e dorëzimit të pakove tek Islamic Relief-it;  Shkruaje këtu me numër  _______ ,
  4. Çmimi për njësi ashtu siç kërkohet, p.sh litër, kg apo gjysëm kg. p.sh makaronat janë pako me nga 500gr atëherë çmimi për katër pako =2 kg

Ofertat për pako ushqimore nga IRK do të merren si të veçanta dhe IRK rezervon të drejtën për të kontraktuar ofertën më të mirë për secilën pikë veç e veç po ashtu edhe si oferta do te vine te ndara me mbishkrimin:

Artikuj Ushqimor Dimërimi 2022 / 2023.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj çdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se. 

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 04/10/2022 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.