
Titulli i Pozicionit: Financier/e Departamenti: Financë & Kontabilitet Raporton te: Administratori i Kompanisë Orari i punës: Full-time
Tekno-Konstruksion është në kërkim të një Financieri/e të brendshëm, i cili do të jetë përgjegjës për përpunimin e transaksioneve kontabël ditore, menaxhimin e arkës dhe bankës, ndjekjen e marrëdhënieve financiare me klientët dhe furnitorët, si dhe përgatitjen e raporteve të rregullta të brendshme për drejtuesit e kompanisë.
Detyrat Kryesore:
- Regjistron në mënyrë të saktë dhe të përditshme të gjitha transaksionet financiare në sistemin kontabël, sipas procedurave.
- Ndjek dhe përditëson situacionin e klientëve dhe furnitorëve.
- Menaxhon dhe kontrollon proceset e arkës dhe bankës, përfshirë depozitat, tërheqjet, pagesat dhe përputhjen e llogarive bankare;
- Harton raporte të brendshme mujore -cash flow, mban gjendjene arkës dhe bankës, si dhe situacionin e klientëve-furnitorëve.
- Kontrollon përputhshmërinë e transaksioneve me buxhetet e miratuara;
- Evidenton dhe mirëmban dosjet financiare të brendshme për çdo projektndërtimor në bashkëpunim me departamentin teknik ;
- Bashkëpunon me ekipin drejtuespër të dhënë pasqyrë të qartë mbi pozicionin financiartë kompanisë në baza javore/mujore;
- Asiston në përgatitjen e dokumentacionit financiarpër kontrata kur kërkohet;
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Financë,Ekonomi apo Kontabilitet;
- Minimumi 5 vite eksperiencë në pozicion të ngjashëm;
- Njohuri te mira te koncepteve financiare dhe standardeve kontabëlkombëtare;
- Njohje shumë e mirë e paketësMicrosoft Office, veçanërisht Excel; përparësi përdorimi i programeve kontabël;
- Aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe për menaxhimin e kohës;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarurdhe në ekip;
- Integritet i lartë profesional dhe konfidencialitet.
Çfarëne ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe e përshtatur me eksperiencën;
- Ambient profesional dhe mundësizhvillimi të mëtejshëm në karrierë ;
Procesi i përzgjedhjes:
Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] deri më datë 15/09/2025 ora 17:00. Sigurohuni që të përfshini “Financier” në subjektin e emailit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!