business

Specialistë i Administrimit të Përgjithshëm

  • star Publikuar: 15-09-2023
  • star Skadon: 18-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Skenderaj
Shikime 741

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civiltë Republikës së Kosovës, Nenet:7 dhe 9, Komuna Skenderaj shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Specialistë i Administrimit të Përgjithshëm
Institucioni: Komuna Skenderaj
Nr. i Referencës: RN00012317
Kodi: RPC0005888
Data e njoftimit: 14.08.2023
Afati për aplikim: 04.09.2023 - 18.09.2023

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Ndihmon në hartimin dhe zhvillimin e planeve të punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  2. Pranon listat e pagave dhe mbikëqyrë saktësinë e tyre për të gjitha institucionet shkollore nga sistemi i pagave;
  3. Përgatit ndryshimet mujore në listat e pagave si dhe raportet e nevojshme lidhur me shpenzimet për pagat dhe shtesat në pagë dhe të njëjtat i procedon për pagesë;
  4. Përgatit kontratat e punës për vitin vijues shkollor, në bashkëpunim me drejtorin dhe zyrtarin e lartë të administratës;
  5. Përgatit shënime për fondin javor të orëve për mësimdhënës, në bashkëpunim me zyrtarin për plan dhe analizë;
  6. Bashkëpunon me të gjitha institucionet shkollore për zbatimin e dispozitave ligjore ne lëmin e pagave;
  7. Përcjell pushimet mjekësore dhe të lehonisë gjatë vitit shkollor të gjithë nëpunësve te punësuar ne lëmin e arsimit;
  8. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale

Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve. • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike

  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Pozitat aktualisht të lira

Kodi

Nr. i Referencë s

Titulli i pozitësKlasa e pozitësKoeficien tiInstitucioniOrganizata / Vendi i punësNr. i kërkuar

RPC0005694

RN000121 14Zyrtar për Listate Pagave për ArsimProfesional 2GJ-36/4.95Komuna Skenderaj

Drejtoria për Arsim / Komuna Skenderaj

1

Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave; • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale; • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen