FTESË PËR OFERTË PËR FURNIZIM ME PAJISJE BUJQËSORE
Organizata Joqeveritare Diakonie Kosova fton të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar që të paraqesin ofertat e tyre për furnizim me pajisje bujqësore, në përputhje me specifikat e mëposhtme:
Pajisjet për të cilat kërkohet ofertë:
- Traktor me kabinë – me specifika të përafërta 80HP/58.8KW (preferohet model gjerman).
- Lugë ngarkuese e përparme për traktor.
- Kapëse krokodil për lugën ngarkuese – me gjerësi 1.2 metra.
- Pirun për lugën ngarkuese.
- Rimorkio për shpërndarjen e plehut organik – me kapacitet 4 tonë.
Kushtet dhe kriteret e dorëzimit të ofertës:
- Ofertuesit duhet të ofrojnë dokumentacion të plotë për pajisjet e propozuara, përfshirë çmimet, specifikat teknike, garancinë dhe afatin e dorëzimit.
- Pajisjet duhet të jenë të reja dhe të përmbushin standardet evropiane të cilësisë.
- Afati i dorëzimit të ofertave është deri më 10.02.2025.
- Ofertat duhet të dorëzohen në adresën e Diakonie Kosova ose në formë elektronike në emailin [email protected] .
Kriteret e vlerësimit:
Ofertat do të vlerësohen bazuar në këto kritere:
- Çmimi më i favorshëm
- Cilësia e pajisjeve
- Afati i dorëzimit
- Garancia dhe shërbimi pas shitjes
Për informacione të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni në:
Tel: 044355640- Xhavit Shala Projekt Menaxher
Email: [email protected] .
Adresa: Frasher i vogel, Mitrovice
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe presim ofertat tuaja.
Diakonie Kosova