business

Shitëse/Furnizuese e Dyqanit

  • star Publikuar: 28-04-2023
  • star Skadon: 07-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Medica Gjakova
Kategoritë Dyqan dhe Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Gjakovë
Shikime 9227

Vend i lirë pune


Përshkrimi i punëdhënësit


Medica Gjakova, është organizatë joqeveritare, jofitimprurese që ka për qëllim përmirsimin e shëndetit
mendor dhe fizik të grave të mbijetuara të dhunes në baza gjinore gjatë luftes në Kosovë, si dhe integrimin
e tyre në të gjitha aspektet e jetës shoqërore. Kjo synohet të arrihet perms qasjes multidisciplinare duke
ofruar shërbime psikosociale, gjinekologjike, këshillime juridike dhe fuqizimin ekonomik, si dhe me
aktivitete avokimi për të ndikuar në politikat për përmirsimin e statusit të këtyre grave në nivel lokal dhe
ndërkombëtar.


Misioni i shoqatës


Misioni i Medica Gjakovës është që të përmirësojmë gjendjen mendore dhe fizike të grave të mbijetuara
nga dhuna si dhe ndikimin mbi politikat sociale në mbështetjen e mirëqenies së grave dhe integrimin e tyre
në të gjitha fushat jetësore. Për këtë qëllim, është zhvilluar një strategji e dyfishtë, përfshirë aktivitete të
nivelit bazë duke ofruar këshillime psikosociale dhe gjinekologjike, si dhe aktivitete të zhvilluara në
nivelin shoqëror dhe politik. Strategjitë sociale dhe politike përfshijnë aktivitete që kanë për qëllim
sensibilizimin e shoqërisë dhe qeverisë për gjendjen e vështirë të grave të sulmuara nga lufta dhe nevoja
për formësimin e politikave në interes të mirëqenies së grave dhe integrimin e tyre në shoqëri. Duke
përdorur këtë qasje të veçantë, Medica Gjakova ndihmon gratë për të kapërcyer stigmatizimin dhe për të
thyer këtë temë tabu që është shumë e pranishme dhe ndikon drejtpërdrejt në shkeljen e të drejtave të
njeriut në përgjithësi, dhe të drejtat e grave në veçanti.


Vizioni i shoqates


Gratë dhe vajzat në Kosovë, jetojnë në shoqëri pa dhunë, të respektuara dhe me dinjitet.
Medica Gjakova është në kërkim të:
Shitëse/Furnizuese e Dyqanit në Gjakovë (puna në terren përfshin gjithë territorin e Kosovës).
Qëllimi i përgjithshëm i pozitës së punës
Në kuadër të bashkëpunimit të shoqatës Medica Gjakova dhe Fondit të mirëbesimit të Kombeve të
bashkuara për të i dhënë fund dhunës ndaj grave (UN Trust Fund to End Violence against Woman),
menaxhuar nga UN Woman, Medica Gjakova kërkon të punësojë një punëtore për poziten e punës



Qëllimi i përgjithshëm i projektit është fuqizimi i grave dhe vajzave në Kosovë; projekti kontribuon në
rritjen e shërbimeve për të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe
vajzave, të zhvillojnë kapacitetet e tyre dhe për këtë arsye parandalojnë konfliktin dhe ndërtojnë paqe të
qëndrueshme.
Medica Gjakova – MGJ
Rr. Fadil Nimani nr. 34 , Gjakovë
Tel: +381 0390 326 812
E-mail: [email protected]

______________________________________________________________________________________
Objektivat e projektit janë:

Gratë dhe vajzat ndihen më të motivuara, kanë kompetenca më të mëdha vetë-përkrahëse dhe të
mbijetuarit fuqizohen përmes mbështjetjes në zyrë dhe teren.

Gratë dhe vajzat angazhohen dhe fuqizohen në aktivitete ekonomike për të u zhvilluar dhe për të
gjeneruar të ardhura për veten dhe familjen e tyre.


Për të mbështetur zbatimin e projektit, Medica Gjakova aktualisht është duke kërkuar një


Shitëse/Furnizuese e Dyqanit, e cila do të asistojë në implementimin e projektit dhe do të bëjë shitjen dhe
furnizimin e produkteve të dyqanit në Medica Gjakovës në Gjakovë.
Pozita e punës fillon me 3 muaj punë provuese.


Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore

• Puna do të organizohet në dyqanin e Medica Gjakovës, poashtu në terren në gjithë territorin e
Kosovës;
• Mirëmbajtja e produketeve të dyqanit (Produkte agrikulturore dhe artizanale);
• Pranimin dhe kontrollimin e mallit – produketeve të dyqanit;
• Bashkëpunon ngushtë dhe ka komunikim pozitiv në mes të stafit të dyqanit dhe përfituesve të cilat
janë pjesë e dyqanit;
• Bën raportimin e gjendjes së dyqanit – kërkesat e nevojshme të cilat duhen të raportohen nga
dyqani tek menaxherja e dyqanit;
• Bën raportimin e gjendjes në teren për furnizimet e dyqanit tek menaxherja e dyqnait;
• Punon ngusht me keshillin drejtues të dyqanit;
• Kryen detyra tjera duke u bazuar në statutin e dyqanit, gjithnjë duke respektuar ligjet në fuqi dhe
• veprimtarit e këtilla;
• Në bashkëupunim me kontabilisten është përgjegjëse për mbajtjen e librave të shitjes dhe blerjes;
• Mirëmban dhe raporton për veturen e pranuar për furnizim nga Medica Gjakova;
• Shitësja/Furnizuesja e Dyqanit është përgjegjëse për planifikimin, realizimin, vlerësimin dhe
raportimin e aktiviteteve të projektit/dyqanit në përputhje me rregulloret dhe kodet e organizatës;
• Punon ngushtë me stafin për menaxhimine dyqaneve;
• Bën menaxhimin ditor të dyqanit dhe degëve të tjera të dyqanit;
• Organizon punën me efikasitet në dyqan;
• Planifikon nevojat operative të dyqaneve;
Medica Gjakova – MGJ
Rr. Fadil Nimani nr. 34 , Gjakovë
Tel: +381 0390 326 812
E-mail: [email protected]

______________________________________________________________________________________
Kualifikimet e kërkuara, kompetencat dhe eksperienca e punës
Kualifikimi
Diplomë të shkollës së mesme.
Eksperienca e punës
• E preferueshme të ketë përvojë pune në shitje apo fusha të tjera të ngjajshme.
Njohuri të tjera, kompetenca shtesë
- Të posedoj patentë shoferi kategoria “B” dhe e aftë të ngasë mjetet e shoqatës;
- Të menduarit analitik dhe startegjik si dhe zotërim të mirë të të shprehurit;
- Qendrim të saktë me qasje të organizuar të punës;
- Aftësi konstruktive komunikuese;
- Gatishmëri dhe aftësi për të përmirësuar aftësitë në fushat e kërkuara nga përgjegjësitë dhe detyrat;
- Aftësi për të mbështetur ekipin e projektit;
- Të ketë integritet, fleksibilitet dhe motivim në punë;


Lokacioni: Medica Gjakova, në Gjakovë.
Data e parashikuar e fillimit të punes: Maj 2023 (40 orë në javë)
Si të aplikoni?
Kandidatet e interesuara ftohen të dorëzojnë aplikacionin e tyre elektronik në gjuhën shqipe, në adresën
[email protected] apo të dorëzojnë atë në kopje fizike në zyret e Medica Gjakovës.
Dokumentet e kërkuara:
• CV
• Letër motivuese
Email: Emri dhe Mbiemri – Shitëse/Furnizuese e Dyqanit – Medica Gjakova
Aplikueset që nuk i plotësojnë kriteret e lartëcekura nuk do të konsiderohen për fazen tjetër të rekrutimit!
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen dhe do të ftohen në fazën tjetër të
rekrutimit.
Afati i fundit për aplikim: 07 maj 2023.
Medica Gjakova inkurajon kandidatët femra, kandidatët nga komunitetet etnike si dhe kandidatët me aftësi
të kufizuara që të aplikojnë.