business

Zyrtar i Përpunimit të të Dhënave dhe Raportimit

  • star Publikuar: 22-05-2024
  • star Skadon: 28-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani KEP Trust
Kategoritë Financa, Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1119

SHPALLJE PËR VEND PUNE

KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:

Zyrtar i Përpunimit të të Dhënave dhe Raportimit

Lokacioni: Zyra Qendrore, Prishtinë (1) (Nr. ref: KEP 16/2024)

Raporton tek: Udhëheqësi i Departamentit të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar

Zyrtar i përpunimit të të dhënave dhe raportimit do të jetë përgjegjës për mbështetjen e institucionit ne përpunimin e të dhënave dhe raportim te palet e interesit .

Përveç kësaj, ai/ajo do të assistoi ne kontabilitet, menaxhimin e marrëdhënieve me huadhenes, operacionet e thesarit, huamarrjen dhe investimin dhe do të ndihmoj në përmbushjen e politikave të përgjithshme dhe kërkesave rregullatore.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Përdore teknologjinë e përparuar të magazinës së të dhënave dhe inteligjencës së biznesit;
  • Aplikon aftësitë matematikorepër të analizuartë dhënat kryesorefinanciare;
  • Asisiton ne raportim te partneret, huadhenesit dhe te rregullatori;
  • Mbështet procesin e buxhetimit dhe zbatimin e kontrolleve buxhetore;
  • Aplikon aftësitë teknike për të krijuar grafe për preznatim vizual;
  • Asiston në administrimin e kontratave, respektimin e zotimeve dhe transaksionet bankare me hudhenesit;
  • Asiston në raportimin e detajeve të borxhit, zotimeve, parashikimit dhe të dhënave të tjera të lidhura me huamarrësit;
  • Asiston ne parashikimet e rrjedhave monetare dhe mirembajtjen e likiuditetit;
  • Proceson te dhena ditore dhe mujore ne kontabilitet dhe asiston ne kontrollen e shpenzimeve te degeve dhe rregullsine e tyre;
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Kandidatët duhet të zotërojnë një diplomë bachelor në matematikë te aplikuar, informatikë, statistikë, kontabilitet, financë, biznes apo fusha të lidhura me to;
  • Përvoja në raportimin financiar është e dëshirueshme;
  • Certifikime në fushat e lidhur do të konsiderohen si avantazh;
  • Njohuri mbi softuerin e përpunimit të të dhënave si MySQL, Power BI, Excell etj, do të konsiderohet si avantazh;
  • Komunikimi i mirë dhe aftësitë ndërpersonale, përfshijnë aftësitë e prezantimit dhe mendimit krirtik;
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi . Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është 28 maj 2024

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!