business

Zyrtar/e  i/e Marketingut dhe Relacioneve Publike, Koordinator/e, Përgjegjës për Arkiv, Përgjegjës për Bibliotekë

  • star Publikuar: 02-09-2024
  • star Skadon: 14-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim, Administratë
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3405

KONKURS I PUNËS

Pozita: Zyrtar/e i/e Marketingut dhe Relacioneve Publike

Detyrat dhe përgjegjësit kryesore të punës:

  • Mbështet, planifikon, buxheton per zyrën e marketingut dhe relacioneve publike si dhe monitoron mbarëvajtjen në implementim.
  • Mbështet, strategjinë e marketingut dhe marrëdhenieve me publik, në bazë të vizionit të zyrës së marketingut për institucion dhe strategjisë institucionale, zhvillon planin për implelemtim dhe mbikëqyr implementimin e kësaj strategjie.
  • Merr pjesë aktivisht në zhvillimin dhe planifikimin institucional.
  • Mbështet dhe koordinon aktivitetet e promovimit institucional dhe programeve të veçanta.
  • Përllogaritë dhe konsulton menaxhmentin për resurset që i nevojiten organizatës për aktivitetet promovuese.
  • Mbikëqyr dhe drejton aktivitetet bazë promovuese si ueb-faqet, rrjetet sociale dhe të ngjashme.
  • Percjell dhe raporton ne kohe cdo ngjarje institucionale
  • Rrjetizon dhe promovon institucionin
  • Përgatitë raporte të rregullta për menaxhmentin edhe Bordin e Institucionit, si dhe aktivitetet tjera mediale me kërkesë/urdhër të bordit/ZMO-së.
  • Lobimi dhe negocimi i njohjes se profesioneve, pozitave dhe qartesimin e rolit te te diplomuarve tane ne institucionet relevante shendetesore.

Kriteret:

  • Edukimi: BA/Master në Ekonomik/Marketing ose fusha të ngjajshme nga Shkencat Sociale.
  • Eksperienca: Minimumi 5 vjet eksperiencë në nivelin ekzekutiv administrim/asistim.
  • Njohuritë: Administrim i zyrës, proceset dhe protokollet. Flet rrjedhshëm gjuhen shqipe dhe gjuhen angleze. Njohuritë e gjuhës gjermane janë poashtu të preferueshme.
  • Aftësitë personale: Organizimi dhe menaxhimi i kohës; komunikimi verbal dhe i shkruar; saktësi dhe vëmendje në detaje; takt dhe maturi; Aftësi komunikimi.
  • Aftësi teknike: Microsoft, Menaxhim i Zyrës; Administrative; Takimet; Menaxhim i Projekteve; Aftësi shumë të mira komunikuese me palët dhe stafin.
  • Prirjet: Gatishmëri për aftësim të mëtutjeshëm, duke përfshirë pjesëmarrjen në trajnime dhe punëtori, që mendohen si të dobishme për ngritjen profesionale dhe mbështetjen e institucionit – të gjitha këto në koordinim të ngushtë me ZMO.

Pozita: Koordinator/e për çështje mësimore dhe organizative pranë departamentit të Shkencave Laboratorike Mjekësore – Master

Detyrat dhe përgjegjësite kryesore të punës:

  • Hartimi dhe zhvillimi i kurrikulës dhe ofrimi i programit të arsimit të lartë në fushën e programit Infermieri.
  • Siguron udhëheqje akademike në fushat përkatëse të studimeve për zhvillimin e mësimit dhe punës shkencore në Kolegj.
  • Organizon e kontrollon punën mësimore e shkencore në Koloegj/institut.
  • Zhvillimi, hulumtimi dhe kërkimet shkencore në fushën e programit
  • Mbikëqyr veprimtaritë shkencore në programin studimor, në përputhje me planifikimin vjetor, mban dokumentacionin e aktivitetit shkencor e akademik të personelit akademik të programit studimorë, pas raportimeve në analizën vjetore të tij
  • Mbikëqyr respektimin e programeve të mësimdhënies në kohën e në mënyrën e caktuar, kërkimeve shkencore dhe veprimtarive të tjera, evidencat dhe orët e punës së mësimdhënësve
  • Hartimi i projekt propozimeve dhe aplikimi për fonde të jashtme për projektet e hulumtimit dhe zhvillimit në fushën e programit
  • Së bashku me strukturat e institucionit propozon, aplikon për fond për të avancuar hulumtimet dhe rrit prezencën me hulumtime,
  • Inicon dhe implementon projekte për avancim të fushës së programit
  • Kryen edhe punë të tjera sipas nevojës brenda fushëveprimit të departamentit.

Kriteret:

  • Edukimi: Msc ose PhD i fushës.
  • Eskperienca: Së paku 1-3 vjet përvojë pune në një pozitë të ngjashme.
  • Njohuritë: Njohuri për nivelin e funksionimit të IAL-ve, njihuri për ligjet në fuqi që rregullojnë arsimin e lartë, Njohuri shumë të mira të punës në kompjuter, që mundësojnë punë të pavarur pa ndihmën e dikujt tjetër, Nivel akademik i gjuhës shqipe, Nivel i kënaqshëm i gjuhës angleze
  • Aftësitë Personale: Organizimi; Menaxhimi i kohës; Aftësi komunikimi; Aftësi të menaxhimit të situatave, çasje profesionale me kolegë staf dhe studentë.
  • Aftësitë Teknike: Micrososft Office Package; SPSS, Mendeley etj.
  • Prirjet: Integritet, Diskrecion, Etike, Proaktiv, Dinamik, Mendues kritik, etj.

Rishpallje - Pozita: PËRGJEGJËSI PËR ARKIV

Detyrat dhe përgjegjësit kryesore të punës:

  • Arkivi fizik dhe elektronik i dokumenteve te institucionit.
  • Arkivi fizik dhe elektronik I dokumenteve te stafit.
  • Arkivi fizik dhe elektronik i dokumenteve te studentëve.
  • Arkivi fizik dhe elektronik i dokumenteve të diplomuarve.
  • Arkivi fizik dhe elektronik dokumenteve mësimore.
  • Dosja e protokollimeve.
  • Organizimi dhe mirëmbajtja e të gjitha llojeve të arkivave fizike.
  • Organizimi dhe mirëmbajtja e të gjitha llojeve të arkivave elektronike.
  • Arkivi i Institucionit (fizik dhe elektronik) duhet t’i përmbajnë këto dokumente:
  • Të gjitha vendimet që lidhen me Institucionin, themelimin e tij dhe të kornizën ligjore.
  • Statuti i Institucionit.
  • Të gjitha rregulloret e Institucionit dhe dokumente të tjera.
  • Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.

Kriteret:

  • Edukimi: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS. Preferohet diplomë në administratë ose në një fushë të përafërt.
  • Së paku 1 vit përvojë pune në fushë të njëjtë ose të përafërt.
  • Nivel akademik i gjuhës shqipe; Nivel i mirë i gjuhës angleze; Nivel i kënaqshëm i gjuhës gjermane.
  • Organizimi dhe menaxhimi i kohës; komunikimi verbal dhe i shkruar; saktësi dhe vëmendje në detaje; takt dhe maturi; Aftësi komunikimi.
  • Aftësi teknike: Microsoft; Administrative; Takimet; Aftësi shumë të mira komunikuese me palët dhe stafin.

----------

Rishapllje - Pozita: PËRGJEGJËSI PËR BIBLIOTEKË

Detyrat dhe përgjegjësit kryesore të punës:

  • Regjistrimi, klasifikimi, skanimi dhe ruajtja e materialeve që gjenden në bibliotekë;
  • Mbajtja e evidencës për huazimin e librave që shërbehen ndaj studentëve;
  • Krijimi shërbimeve orientuese për të gjetur informacionin, burimin e kërkuar;
  • Përpilimin e regjistrave të të gjithë librave dhe gjenerimi i raportit;
  • Përpilimin e regjistrave të librave të humbur dhe gjenerimi i raportit;
  • Punon me shfrytëzuesit e bibliotekës, regjistron lexuesit dhe nxënësit;
  • Jep libra në shfrytëzim dhe rregullon ato sipas rregullave dhe standardeve të bibliotekarisë;
  • Mirëmbajtja e koleksioneve të librave;
  • Ruajtja e qetësisë brenda e hapësirave të Bibliotekës;
  • Informimi i rregullt i studentëve lidhur me ndryshimet brenda Bibliotekës;
  • Marrëdhënie zyrtare, me plot dinjitet dhe respekt, me studentët, palët e jashtme dhe stafin e institucionit, duke pasqyruar vlerat dhe imazhin institucional;
  • Bën sistemimin e librave profesionale në bazë të lëmisë dhe shkencave përkatëse;
  • Përzgjedhja e titujve të nevojshëm dhe aktual për interesa të sektorit profesional;
  • Shërbimet në sallën e leximit, kontrollimi i librezës së anëtarësisë , konsultimet në lidhje me kërkesat që mund t’i parashtrojnë studentët;
  • Asistim në eventet e ndryshme të kolegjit;
  • Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.

Kriteret:

  • Edukimi: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS. Preferohet diplomë nga fakulteti i Filologjisë, Filozofisë, Edukimit, ose Arteve.
  • Së paku 1 vit përvojë pune në fushë të njëjtë ose të përafërt.
  • Njohuritë: Nivel akademik i gjuhës shqipe; Nivel i kënaqshëm i gjuhës angleze; Nivel i (të paktën) njohurive bazë të gjuhës gjermane.
  • Organizimi dhe menaxhimi i kohës; komunikimi verbal dhe i shkruar; saktësi dhe vëmendje në detaje; takt dhe maturi; Aftësi komunikimi.
  • Aftësi teknike: Microsoft; Administrative; Takimet; Aftësi shumë të mira komunikuese me palët dhe stafin.

NE OFROJMË:

  • Ambienti lehtësues;
  • Mirëbesimi dhe lidershipi i mbikëqyrësit;
  • Pavarësia e rregulluar dhe e mbikëqyrur;
  • Përkrahje të duhur;
  • Pritje të qarta dhe të kuptueshme;
  • Procedura Operative Standarde të Paracaktuara nga Mbikëqyrësi;
  • Një ambient bashkëpunues pune i bazuar në vlera;
  • Mundësi për zhvillim professional

Vendi i punës: Kolegji Heimerer, Prishtinë

Orari: 40 orë në javë

Dorëzimi i dokumentacionit:

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si dhe dëshmitë e shkollimit apo kualifikimeve përkatëse.

Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: [email protected]

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 02.09.2024 deri me 14.09.2024.