
Kompani
Wurth Kosova Sh.P.K
Kategoritë
Të tjera
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
495
KONKURS PUNE: Asistent Produkt Menaxher
Wurth-Kosova Shpk, një kompani lider në furnizimin me produkte dhe shërbime për sektorë të ndryshëm si auto/cargo, metal, ndërtim, dhe industri të tjera, shpall konkurs për pozitën Asistent Produkt Menaxher.
Përgjegjësitë e Pozitës:
- Asistim në menaxhimin dhe promovimin e gamës së produkteve në divizionin përkatës.
- Hulumtimi dhe analizimi i trendeve të produkteve të reja, duke kontribuar në rritjen e shitjeve dhe zhvillimin e gamës së produkteve.
- Sigurimi i të dhënave mbi kërkesat e tregut dhe avancimi i produkteve të divizionit përkatës.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për përmirësimin e procesit të shitjes dhe mbështetje për zhvillimin e strategjive të marketingut.
- Llogaritja dhe përpunimi i porosive jashtë listës standarde të çmimores.
- Ndihmon në përpunimin e porosive të servisit
- Mbështet ekipin e shitjeve duke ofruar informacione për produktet.
Kërkesat për Kandidatët:
- Edukimi: Diplomë universitare në fushat e menaxhimit të biznesit, marketingut, ekonomisë, inxhinieri ose një fushë të ngjashme.
- Aftësi të tjera:
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhimi i kohës.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim (me shkrim dhe gojë)
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Aftësi për të punuar në një mjedis të shpejtë dhe dinamik me mbikëqyrje të kufizuar.
- Motivim dhe angazhim për të mësuar dhe përmirësuar vazhdimisht.
Ofrojmë:
- Mundësi për zhvillim profesional dhe mundësi avancimi në një kompani me reputacion ndërkombëtar.
- Ambient pune dinamik dhe sfidues me mundësi për rritje të vazhdueshme.
- Të ardhura konkurruese
- Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi për zhvillim të karrierës.
- Sigurim shëndetësor
- Orari i punës: e hëne-e premte
- Orar pune: 8:00-16:00
- Shujtë ushqimore
Si të aplikoni: Dërgoni CV-në tuaj në email-in [email protected] . Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Afati i aplikimit: 23 prill 2025