Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Financa, Administratë
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Benghazi
Shikime
1058
Shield Recruitment & HR kërkon Zyrtar për Financa dhe Administratë 1 (një vend pune) për klientin e saj në Benghazi- Libi, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizon dhe mbikëqyr punën në financa dhe buxhet;
- Kontrollon zbatimin e rregullave për financa dhe buxhet;
- Planifikon pagesat dhe bene pergatitjen e buxhetit në bashkëpunim me Menaxherin e projektit;
- Kryen te gjitha pagesat,
- Përgatit raportet financiare;
- Mirëmbane aspektet administrative te zyres;
- Kontrollon përdorimin e mjeteve financiare dhe të buxhetit për objektivat për të cilat janë përcaktuar;
- Rregjistrimin e faturave të shitjeve dhe blerjeve, kontrolli detajuar i elementeve të faturave dhe kontabilizimit të tyre;
- Regjistrimi i transaksioneve i bankave, ecurinë e gjendjeve në llogaritë kontabël;
- Detyra të tjera që lidhen me punën dhe përgjegjesitë brenda Departamentit të Financës.Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
- Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.
Kualifikimet:
- Fakulteti Ekonomik;
- Së paku 3-5 vite përvojë punë fushën profesionale;
- Njohuri pune të programeve Microsoft office (Word, Excel, Outlook);
- Njohja e Gjuhës Angleze;
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
- Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
- Aftësi të mira organizative;
- Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 18 Mars 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.