Kompania PESTOVA SHPK shpall konkurs për këto pozita:
Vendi I punës - Pestovë / Vushtrri
(3)- Shofera Kamioni – Kategoria CE
1 Shofer jashtë vendit - Kategoria CE
2 Shofer mbrenda vendit – Kategoria CE
Detyrat dhe përgjegjësitë për shofer jashtë vendit – Kategoria CE:
- Ofron shërbime të vozitjes jashtë vendit në bazë të udhëzimeve nga udhëheqësi, kryesisht ne Maqedoni dhe në Malin e zi;
- Vozitësi duhet të jetë në gjendje që të kryen riparime të vogla dhe të sigurohet që mjeti tranportues të jetë në gjendje të mirë;
- Mirëmbanë dhe përdorë mirë mjetin transportues si dhe respekton rregullat e komunikacionit rrugor;
- Është përgjegjës për dëmet e shkaktuara në mjetin transportues nga mospërshtatja e kushteve të komunikacionit;
- Të ketë përgjegjësi në mledhjen dhe dorëzimin e dokumentacionit;
- Si dhe bënë punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.
Detyrat dhe përgjegjësitë për shofer brenda vendit – Kategoria CE:
Detyrat dhe përgjegjësitë ;
- Liferimi I mallit tek klientet e caktuar;
- Vozitja e mjetit motorik te nderrmarjes dhe pergjegjesia e mjetit motorik,
- Pergjegjes per mallin e ngarkuar ne mjetin motorik te cilin e drejton,
- Pergjegjes per mallin e pranuar dhe dorezuar tek klienti,
- Bene dorezimin e te hollave ne baza ditore se bashku me faturen per mallin e shitur,
Detyra dhe pergjegjesi te tjera qe I caktohen nga mbikqyresi;
Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;
- Kandidatët duhët të kenë të përfunduar shkollën e mesme;
- Të ketë përvojë pune si shofer i kamionit se paku 2 vite;
- Njohuri per terenin e Kosoves;
Të jenë të pajisur me patentë shofer të Kategorisë e cila kërkohet për pozitën të cilën aplikon.
1– Shitës Ambulantiv (tereni I Prishtines)
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Hulumtimi I tregut dhe gjetja e klienteve te rinje
- Mban kontakte te vazhdueshme me klient në lidhje me kerkesat e tyre;
- Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
- Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
- Barazim financiar dhe te stokut: ditor, javor dhe mujor
- I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
- Mban pergjegjesi per mjetin motorik te cilin e drejton,
- Detyra te tjera te ngjashme te percaktuara nga menaxheri.
Kriteret dhe kushtet e nevojshme
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të ketë përvojë pune në shitje të produkteve ushqimore, higjienike, apo të tjera;
- Të kenë aftësi të shkelqyera komunikimi, prezentimi dhe negocimi,
- Te kete aftesi te shkelqyera organizative;
- Te kete njohuri te terenit te Kosoves
Të jetë të pajisur me patentë shofer të Kategorisë B
Benefitet shtesë në kompaninë Pestova Sh.p.k ;
*Ofrojm vend pune me standarde të larta profesionale dhe teknologji të avancuar.
*Pagë konkuruese
*Kontratë pune afatgjate.
*Mundësi aftësimi profesional.
*Ambient miqësor pune.
Të gjithë të interesuarit për poziten e lartëcekur mund të aplikojnë nga 08.01.2025 deri me 25.01.2025:
- Duke plotësuar formularin për aplikim tek zyret e Kompanise Pestova,
Apo duke dërguar CV-në në email adresen : [email protected]
Verejtje : Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme.