Diakonie Training Center shpall konkurs, Projekti Qerdhe/Kopsht “Kindergarten”:
Pozita: Edukatore (2 pozita) si dhe Edukatore Praktikante (3 pozita)
Vendi i punës: Mitrovicë
Përgjegjësitë:
- Të njohë mirë kurrikulën, standardet si dhe aktivitetet edukative;
- Të njohë të drejtat e fëmijëve;
- Të realizojë një edukim gjithëpërfshirës;
- Të shfaqë lirëshëm mendimet e saja për aktivitetet edukative si dhe për metodat e reja;
- Të punojë në mënyrë krijuese në përputhje me interesat dhe nevojat e fëmijëve;
- Të plotësojë dhe të mbajë në rregull ditarin e punës;
- Të marr dhe të jap përvojë pune te kolegët;
- Të trajtohet me respekt e dinjitet njerëzor;
- Të zbatojë rregulloren e kopshtit si dhe planin e punës;
- Të ndjeke trajnime në mënyrë që të kualifikohet e të ngritet profesionalisht;
- Të informojë drejtoreshën për çdo të metë dhe dobësi që vëren në mbarëvajtjen e punës;
- Të kërkojë mbajtjen pastër dhe të rregullt të mjediseve të institucionit nga fëmijët dhe së bashku me mirëmbajtëset e kopshtit të mbajë përgjegjësi për bazën materiale të grupit;
- Së bashku me fëmijë të mbajë pastër dhe të sistemojë mjetet didaktike dhe lodrat në qendrat e aktiviteteve, tavolinat dhe raftet, etj;
- Të krijojë mardhënie të mira me prindërit e fëmijëve, të dëgjojë me vëmendje çdo vërejtje dhe sugjerim të tyre;
- Të informojë prindërit për mbarëvajtjen dhe shëndetin e fëmijës në çerdhe apo kopsht dhe t’i jap ndihmën e parë në raste urgjente;
- Të lajmërojë drejtoreshën në rast të mungesës si dhe arsyen e mungesës;
- Të ketë paraqitje të rregullt dhe veshje të përshtatëshme.
Kualifikimet e kërkuara për edukatore:
- Diplomë Universitare të Fakultetit të Edukimit (e detyrueshme);
- Përvojë pune minimale 1 vjeçare;
- Aftësi kompjuterike;
- Gjuha Angleze ose Gjermane në të folur dhe të shkruar (E preferueshme);
- Të jetë fleksibil në orar të punës;
Kualifikimet e kërkuara për edukatore praktikante:
- Të jetë student e vitit te 3 ose 4 të studimeve;
- Aftësi kompjuterike;
- Gjuha Angleze ose Gjermane në të folur dhe të shkruar (E preferueshme);
- Të jetë fleksibil në orar të punës;
Diakonie Training Center ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet e Kosovës.
Të interësuarit duhet të dërgojnë CV me foto, letër motivuese, dokumente të tjera mbeshtetëse (diploma, çertifikata trajnimi, referenca).
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen!
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Afati i fundit për aplikim është deri me: 24.03.2023 Aplikacionet mund ti dorëzoni personalisht në rrugën Andrea Alleshi - te Ram
pa në Mitrovicë apo në adresën elektronike: [email protected].