Bazuar në kërkesat e Kolegji Universum - KU, në Ferizaj, Neni 24 paragrafi 2 të Statutit të Kolegjit Universum, si dhe Rregulloren për Përzgjedhjen e Stafit Akademik, Këshilli Drejtues i Kolegji Universum - KU, shpall:
KONKURS
për këto pozita me orar të plotë dhe të pjesshme për degën në Ferizaj:
- PhD në Psikologji
- PhD në Biokimi Mjekësore
- PhD në Fizioterapi
- PhD në Kimi
- PhD në Biologji
- PhD në Dermatologji
- PhD në Arkitekturë
- PhD në Farmaci
- PhD në Biznes dhe Menaxhment
- PhD në Juridik
- PhD në Shkenca Kompjuterike
- PhD apo Master në Infermieri
- PhD në Shëndet Publik
- PhD apo Master në Fizioterapi
- PhD në Ekonomi
- Phd apo Msc. në Shkenca Kompjuterike
- Master në Dizajn Interieri
- Master në Multimedia/Animacion
Kriteret për poziten e mësimdhënësit:
- Kandidati/ja duhet të ketë të përfunduar studimet e doktoraturës dhe diplomë të nostrifikuar (nëse është marrë jashtë vendit), si dhe së paku një punim shkencor si autor i parë ose korrespondent në revista të indeksuara në Web of Science ose Scopus.
- Kandidati/ja me studime të përfunduara master duhet të posedojë diplomë të nostrifikuar (nëse është marrë jashtë vendit) dhe së paku 5 vite përvojë pune në fushën përkatëse, të dëshmuar me kontratë pune ose vërtetim nga institucioni përkatës.
- Për pozitat 14, 15 dhe 16, kualifikim i pranueshëm është edhe diploma Master në fushën përkatëse, së bashku me përvojën profesionale të kërkuar sipas kritereve të konkursit.
- Leje qëndrimi dhe leje pune për kandidatët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dokumentet e kërkuara:
- Diploma e të gjitha niveleve
- CV
- Nostrifikimi i diplomës
- Leje qëndrimi dhe leja e punës nëse kandidati nuk është shtetas i Republikës së Kosovës
- Afati për dërgimin e dokumenteve: 20 Maj 2026.
- Të gjitha dokumentet të dërgohen në email: [email protected]