![business](https://portalpune.com/storage/3939/Advisory-Group-for-Rule-of-Law-(ROLAG)-.png)
THIRRJE PËR APLIKIM
Advisory Group for Rule of Law (ROLAG) është organizatë jo-qeveritare e cila funksionon në bazë të Ligjit për Lirinë e Asociimit të Organizatave Joqeveritare. Organizata ROLAG është themeluar në vitin 2015 dhe deri më tani ka punuar në fusha të ndryshme ligjore me organizata vendore dhe të huaja.
Organizata ROLAG është e specializuar në fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë në rikuperimin e pasurisë dhe politikat ndëshkimore dhe aktualisht është duke zbatuar projektin e financuar nga Zyra e UNDP-së në Kosove ““Mbështetje për themelimin e zyrës për rikuperimin e pasurive dhe krijimin e qendrës burimore” të financuar nga Zyra e UNDP-së në Kosovë.
Një nga aktivitetet e projektit është të ndihmoj Këshillin Prokurorial të Kosovës në krijimin e një sistem elektronik të quajtur e-libraria i cili do të menaxhojë dokumente të nevojshme për sistemin prokurorial. Përmes e-librarisë planifikohet të bëhet dixhitalizimi i tërësishëm i dokumenteve të nevojshëm për stafin e sistemit prokurorial.
Organizata ROLAG fton të gjitha kompanitë vendore të specializuara dhe të interesuara për të ofertuar për:
Zhvillimin e sistemit elektronik e-libraria
Të interesuarit mund të marrin dokumentin me specifikat teknike në këtë link: [LINKU}
Dokumentet e nevojshme:
- Certifikata e regjistrimit të biznesit.
- Një (1) reference për një projekte të ngjashëm të kryer në dy (2) vitet e fundit.
- Çmimi i ndare sipas specifikave teknike dhe çmimi në total.
Të interesuarit duhet te dorëzojnë ofertën jo me vone se datën 18 Gusht 2023 në dy e-mail adresat: [email protected] dhe ne [email protected]