Besa Security shpall konkurs për Operatorë të Mbikëqyrjes Elektronike, të cilët do të angazhohen në monitorimin e sistemeve alarmuese dhe video vëzhgimit në Qendrën e Kontrollit.
Kompania: Besa Security
Pozita e punës: Operator/e i/e Mbikëqyrjes Elektronike
Lokacioni: Prishtinë
Përshkrimi i detyrave:
- Monitorimi në kohë reale i sistemeve alarmuese dhe kamerave të sigurisë.
- Identifikimi dhe raportimi i ngjarjeve sipas procedurave operative.
- Evidentimi i rasteve dhe mbajtja e shënimeve/raporteve përkatëse.
- Bashkëpunimi me ekipet në terren për reagim të shpejtë dhe efikas.
- Respektimi i standardeve të sigurisë dhe konfidencialitetit.
Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e Shkollës së Mesme (arsimi i lartë është i preferueshëm).
- Aftësi të mira kompjuterike.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Posedimi i Licencës OME është përparësi.
- Përgjegjësi, përqendrim dhe gatishmëri për punë me ndërrime.
Ne ofrojmë:
- Kontratë afatgjatë.
- Pagë konkurruese.
- Mundësi avancimi profesional dhe zhvillim në karrierë.
- Trajnim fillestar dhe mbështetje të vazhdueshme profesionale.
Aplikimi mund të bëhet deri me datë 05.04.2026, ora 16:00.
Nëpërmjet dërgimit të CV-së ne email [email protected], si dhe fizikisht në zyret tona.
Telefoni kontaktues: 049/964/624, 049/481/577, 048/545/025
Apliko shpejtë përmes sistemit!