business

KËSHILLTAR I SHITJES

  • star Publikuar: 26-02-2024
  • star Skadon: 04-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1697

Kompania e Sigurimeve

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a.

shpall

K O N K U R S

për punë

Titulli i pozitës: KËSHILLTAR I SHITJES 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  1. Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë
  2. Zbaton planin e parashikuar të shitjes
  3. Analizon prezencën e produkteve në treg
  4. Përcjell konkurrencën në treg
  5. Prezanton risitë dhe qëndrimet e kompanisë
  6. Realizon të gjitha komunikimet me klientë
  7. Raporton në baza ditore në departamentin e shitjes
  8. Shtypja dhe sistemimi i policave të sigurimit;
  9. Të jetë në gjendje për të maksimizuar produktivitetin dhe efikasitetin si dhe arritjen e objektivave të caktuara të shitjes
  10. Realizon detyra tjera sipas kërkesës së departamentit të shitjes

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte për pozitën e shpallur:

  1. Diplomë Universiteti;
  2. Përvojë pune (e preferueshme në fushën e shitjes);
  3. Njohuri bazike në fushën e sigurimeve;
  4. Aftësi të mira të prezantimit dhe komunikimit;
  5. Aftësi të shkrimit të raporteve;
  6. Njohuri të Gjuhës Angleze.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

1. CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore universitare;

2. Letër Motivuese;

3. Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;

4. Certifikatat e trajnimeve eventuale;

5. Letër Rekomandime apo referenca eventuale (e preferueshme);
6. Certifikatën qe nuk është nen hetim nga (Policia ose Gjykata) qe dëshmon te kaluarën penale (do kërkohet në momentin e përzgjedhjes).

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim nga: emri dhe mbiemri – pozita”.

Konkursi është i hapur deri me datën 04.03.2024 ora 16:00.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të kontaktohen. Dokumentacioni i pakompletuar dhe aplikimet e dërguara pas afatit nuk do të merret në konsideratë.