Limbach Gruppe SE është rrjet i laboratorëve mjekësorë në Gjermani. Historia e tij filloi në vitin 1979 me laboratorin e parë në Heidelberg, Gjermani, i cili u themelua nga doktori i shkencave mjekësore Dr. Hans Jakob Limbach. Sot, pas bashkimit të shumë laboratorëve të pavarur, Limbach Gruppe SE është rrjeti më i madh i laboratorëve në Evropë.
Pjesë e këtij rrjeti, është edhe Laboratori mjekësor i hapur Labor Dr.Limbach Heidelberg Deutschland në Kompleksin RIERA, Hyrja Z8, Kati P, Ap. 4, në Lagjen Kalabri në Prishtinë. Për këtë qëllim, pranon aplikime për vendet e punës si më poshtë:
Menaxher i laboratorit
Mjek të fushave të ndryshme
Teknik Laboratori
Information Desk
Kriteret për aplikim të kandidatëve:
-Të zotërojë Licencën e profesionit përkatës.
-Eksperiencë pune në këtë profesion.
-Të ketë njohuri optimale të gjuhës angleze dhe të gjuhës gjermane.
-Të ketë njohuri të mira në programet kompjuterike.
Ne ofrojmë eksperiencë gjermane, asistencë gjermane, standarde gjermane të kushteve të punës, si dhe trajnime në Gjermani. Për më shumë informacion vizitoni web-faqet si më poshtë:
https://www.labor-limbach-ks.com
https://www.labor-limbach.de
Adresa: Kompleksin RIERA, Hyrja Z8, Kati P, Ap. 4, në Lagjen Kalabri në Prishtinë
Të gjithë personat e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e e-mailit:
[email protected]
Aplikimet pranohen deri me 04.10.2024
Faleminderit
Stafi Laboratorit