business

Mjeshtër për Mercedes, Praktikant Mekanik, Administratore e Zyrës

  • star Publikuar: 20-10-2025
  • star Skadon: 20-11-2025
Kategoritë Të tjera, Mekanik, Administratë
Vendi i punës Fushë Kosovë
Numri i pozitave 3

🧰 KONKURS PUNE – AUTO SERVIS KEMA

Auto Servis KEMA, e themeluar në vitin 1986, është një ndër serviset më të njohura në treg për riparim dhe mirëmbajtje profesionale të veturave, veçanërisht për markën Mercedes-Benz.
Me një përvojë shumëvjeçare dhe reputacion të lartë, kompania po e zgjëron ekipin e saj dhe shpall konkurse për pozitat në vijim:

🔧 1. Mjeshtër për Mercedes (Mekanik me përvojë pune)

Kërkesat:

  • Përvojë pune në riparimin dhe diagnostikimin e veturave Mercedes-Benz;
  • Njohuri për sistemet mekanike, elektrike dhe elektronike të automjeteve;
  • Aftësi për punë të pavarur dhe në ekip;
  • Përkushtim dhe përgjegjësi profesionale.

🧑‍🔧 2. Praktikant Mekanik (Praktikë profesionale)

Kërkesat:

  • Të ketë interes dhe pasion për fushën e automjeteve;
  • Të jetë i gatshëm për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë në punë praktike;
  • Nuk kërkohet përvojë paraprake.

🗂️ 3. Administratore e Zyrës

Detyrat kryesore:

  • Menaxhimi i dokumentacionit dhe faturave të kompanisë;
  • Organizimi i komunikimit me klientët dhe furnitorët;
  • Ndihmë në proceset e blerjeve dhe shitjeve;
  • Përkujdesje për punët administrative dhe koordinimin e zyrës.

Kërkesat:

  • Njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit (Word, Excel, Email);
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
  • Përvojë pune në administratë konsiderohet përparësi.

📩 Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre përmes opsionit “Apliko këtu” ose në email: [email protected]

📞 Për më shumë informata: 044 202 706 & 045 202 706

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu