business

Analist/e Kreditor/e

  • star Publikuar: 18-03-2025
  • star Skadon: 18-04-2025
Kategoritë Analist kreditor
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Deçan
Shikime 48

Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) është Institucion i suksesshëm Mikrofinanciar që vepron në tërë Kosovën. Nëse dëshironi të jeni pjesë e një instuticioni me integritet që vendos theks të veçantë në kujdesin ndaj klientit, dhe nëse plotësoni kriteret e pozitës së përshkruar më poshtë, ftoheni që të aplikoni për:

VENDE TË HAPURA PUNE

Pozita: Analist/e Kreditor/e

Lokacionet: Dega në Deçan

Detyrat:

  • Të gjej klientë potencial në rajonin që mbulon, dhe të krijojë marrëdhenie të shendosha afariste me ta;
  • Të bëjë analizën e kredisë, të ardhurat/shpenzimet dhe qarkullimet e parashikuara;
  • Të përgadis dokumentacionin e kredive dhe të dokument garantimeve;
  • Të kontrolloj shfrytëzimin e kredive, duke përfshirë këtu edhe bërjen e vizitave të rregullta të bizneseve të klientëve;
  • Të monitoroj kthimin e kredive dhe të bëjë kontrollimin e delikuencës në përputhshmëri me objektivat dhe rregulloret e organizatës;
  • Te ndjek zhvillimet e biznesit në rajonin që mbulon dega përkatese dhe të krijojë marrëdhenie me biznese të reja.

Kualifikimet:

  • Edukimi universitar (preferohet edukimi në ekonomi apo financa);
  • Preferohet përvojë pune së paku një vit si analist kreditor për Mikro dhe NVM, në Institucione Financiare/Mikrofinanciare ( e preferueshme);
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese, iniciativë dhe kreativitet;
  • Njohuri shume të mire të punës me kompjuter;
  • Njohuri te mira mira ne analiza financiare dhe të programeve që përdoren në financa dhe kredidhënie për regjistrimin e të dhënave;
  • Të posedojë patent shoferi;
  • Aftësi që të punojë me njerëz me prejardhje dhe përkatësi nacionale të ndryshme;
  • Aftësi që të punojë si pjesë e ekipit;
  • Të interesuarit duhet të plotësojnë Aplikacionin për Punë. Aplikacionet mund ti merrni në zyren e AFK së në adresën në vijim: Deçan, Rr. Salih Çeku (Rruga e Manastirit), apo ta shkarkoni nga webfaqja zyrtare: www.afkonline.org

Aplikacionin e plotësuar e dergoni në e-mail adresën: [email protected] . Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi.

Së bashku me aplikacion gjithashtu dorëzoni edhe një Letër Motivimi dhe CV-në tuaj.

AFK-ja mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet Kosovare.

Afati i fundit për aplikim është 31.03.2025

Shënim: Do të kontaktohen vetëm kandidatët e selektuar në listë të ngushtë!