Pozita: Agronom
Vendi: Xërxë/Rahovec
Kodi i Pozitës: 105210EG
Lloji: Full Time
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikëqyr cilësinë, freskinë dhe sigurinë e produkteve të freskëta në qendrën e grumbullimit dhe shpërndarjes
- Kujdeset që produktet të ruhen dhe shpërndahen në temperaturat adekuate për të mos humbur freskinë dhe cilësinë
- Inspekton dhe kontrollon sipas rregullave dhe specifikave hyrjen e produkteve të freskëta në depo grumbulluese
- Merr pjesë në iniciativat e kompanisë për të kontrolluar kostot dhe për të ofruar cilësi të lartë të produkteve për blerësit
- Zbaton procedurat dhe politikat, si dhe mbështet misionin, vlerat dhe etikën e kompanisë
- Bashkëpunim në punën ekipore për arritjen e qëllimeve të kompanisë
- Detyra të tjera që parasheh vendi dhe pozita e punës
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë Universitare në fushën përkatëse
- Preferohen trajnime dhe njohuri shtesë për cilësinë e produkteve të freskëta (Pemë/Perime)
- Preferohet përvojë pune në fushën përkatëse
- Njohuri bazike kompjuterike
- Patentë Shoferi (Kategoria B)
Ju përfitoni:
- Saktësi në pagë
- Sigurim Shëndetësor
- Asistencë edukimi dhe trajnime shtesë
- Veturë, Ipad, Laptop, Telefon personal
- Shujtë ditore
- Rekreacion
Procesi i Aplikimit:
Të gjithë të intersuarit për këtë vend pune qe ofrohet me benefitet dhe mundësitë më të mira në treg, mund të aplikojnë online në web faqen www.etc-ks tek pjesa e Karrieres apo duke dërguar CV-në në e-mail adresat: [email protected] dhe [email protected] si dhe duke dorëzuar fizikisht Aplikacionin në Depo Agrare Xërxë.
Për më shumë rreth këtij konkursi dhe për sqarime shtesë mund të kontaktoni në numrin pa pagesë: 0800 30 300
Konkursi mbetet i hapur nga data: 04.10.2022 - 11.10.2022