business

Specialist për Dokumentimin e Sistemeve IT

  • star Publikuar: 14-07-2025
  • star Skadon: 14-08-2025
Kompani IT Engineers
Kategoritë Teknologji Informative - ICT
Vendi i punës Fushë Kosovë
Numri i pozitave 2

IT Engineers shpall konkurs për pozitën “Specialist për Dokumentimin e Sistemeve IT”, me qëllim për të përforcuar ekipin tonë teknik me një profil profesional që do të luajë rol kyç në krijimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit të saktë dhe të detajuar për sistemet, proceset dhe projektet tona IT.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Hartimi i dokumentacionit teknik për sistemet IT, aplikacionet dhe infrastrukturën.
  • Krijimi i manualeve të përdorimit dhe udhëzimeve për përdoruesit dhe stafin teknik.
  • Përditësimi i vazhdueshëm i dokumentacionit në përputhje me ndryshimet teknike.
  • Bashkëpunimi me zhvillues, inxhinierë të sistemit dhe menaxherë projekti për të kuptuar kërkesat teknike.
  • Standardizimi i strukturës së dokumenteve sipas praktikave më të mira.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Aftësi të shkëlqyera të shkrimit teknik dhe përdorimit të gjuhës së qartë dhe të strukturuar.
  • Aftësi të shkëlqyera Ne perdorimin e paketave MS Office. Word, Excel, PPT etj.
  • Përvojë me mjete të dokumentimit (përparësi).
  • Njohuri e mirë e gjuhës angleze (e domosdoshme); gjermanisht (përparësi).

Aplikimet dërgohen në: [email protected] duke shenuar ne subject Specialist për Dokumentimin e Sistemeve IT

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu