SHPALLJE PËR VEND PUNE
KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:
Pozita: Analist i të Dhënave për Menaxhim të Rrezikut
Lokacioni: Zyra Qendrore- Prishtinë (1) (Nr. ref: KEP 06/2026)
Raporton tek : Udhëheqësi i Departamentit për Menaxhim të Rrezikut
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Siguron që në Proceduren e Riskut të reflektohen praktikat më të mira në Menaxhim të Riskut;
- Mbështet Departamentin e Menaxhimit të Rrezikut në mirëmbajtjen dhe monitorimin e modeleve të rrezikut të përdorura në institucion përgatit analiza periodike për funksionimin e tyre.
- Përgatit analiza dhe raporte analitike, sipas kërkesës së menaxhmentit të rrezikut.
- Analizon të dhënat e portofolit dhe identifikon trendet dhe faktorët që mund të ndikojnë në profilin e rrezikut të institucionit
- Duke analizuar proceset, sistemin dhe aktivitetet e institucionit, identifikon dhe vlerëson rreziqet operacionale të cilat mund të na çojnë në humbje financiare apo dëme në reputacion.
- Monitoron procesin e raportimit të incidenteve operacionale duke siguruar respektimin e afateve, integritetin e të dhënave, vlerësimin e ndikimit të tyre;
- Raporton në baza të regullta për rezultatet nga monitorimi i Treguesëve kryesorë të Rrezikut Operacionale në institucion ;
- Monitorin dhe raporton rreziqet kryesore operacionale dhe efektivitetin e kontrolleve ekzistuese në institucion ;
- Bashkëpunon me linjat e tjera të mbrojtjes për të identifikuar dobësitë në sisteme dhe procese dhe zhvillon plan të veprimit për zbutjen e rrezikut të dështimeve;
- Kontribon në ngritjen e ndërgjegjësimit të stafit për rreziqet operativedhe praktikat e menaxhimit të rrezikut.
- Kryen detyra tjera sipas kërkesës sëmbikëqyrësi të drejtpërdrejtë.
Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:
- Shkalla Universitare në Financa/Kontabilitet, Ekonomi apo edhe fushë tjetër, eshte e obliguar,
- Pervoja e punes ne pozita te ngjashme ne Institucione Financiare/Mikrofinanciare eshte perparesi
- Njohuri në lidhje me menaxhimin e operacioneve
- Njohuri të shkëlqyeshme në përdorimin e programeve kompjuterike (MS Office);
- Gjykim të mirë dhe aftësi të mira analitike;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit; iniciativë dhe kreativitet;
- Leja e vozitjes e preferueshme
Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://rekrutimi.keptrust.org/ .Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.
Afati i fundit për aplikim është 23 mars 2026
Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!