business

Njoftim për ndërtimin e një shtëpie

  • star Publikuar: 18-11-2025
  • star Skadon: 02-12-2025
Kategoritë Ftesë për Ofertë
Vendi i punës Prishtinë

Islamic Relief Kosova

Njoftim për ndërtimin e një shtëpie

Data e përgatitjes së njoftimit: 18/11/2025

T- 18/2025

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat
Qyteti: Prishtinë Kodi postar: 10000 Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+383 44 239 349

Email: procurement@ir-rks.org

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe, e cila operon në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas luftës në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj kohe, IRK ka zbatuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke përfshirë emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturore, bujqësore, blegtorale, si dhe projekte financiare, duke kontribuar në lehtësimin e nevojave të familjeve dhe individëve të varfër në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe ndërtimi i një shtëpie për një familje me tre fëmijë jetim, në Komunën e Klinës. Familja momentalisht është duke jetuar në kushte të rënda dhe ka nevojë urgjente për zgjidhje të problemit me vendbanimin. Islamic Relief Kosova ka arritur të sigurojë mjete nga donatorët lokalë për të filluar ndërtimin e një shtëpie për këtë familje.

Andaj ftojmë të gjitha kompanitë e ndërtimit të interesuar të na bashkohen në këtë aktivitet humanitar duke dërguar ofertat e tyre për ndërtimin e shtëpisë në këtë komunë.

Të gjithë operatorët ekonomikë që janë të interesuar për aplikim në këtë tender mund t’i kërkojnë planin e shtëpisë me paramasat dhe parallogaritë përmes emailit zyrtar të Islamic Relief Kosova: procurement@ir-rks.org

Dokumentacioni që kërkohet:

No

Dokumentacioni ligjor

Lloji

1.

Certifikate e Biznesit - (jo për personat fizik) Kopje

2.

Certifikata e TVSH-së nëse ka - (jo për personat fizik)Kopje

3.

Te ketë flete poseduese, dhe përkthimi te behet te noteri

4.

TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 0.00
3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016 - (jo për personat fizik)

5.

Kërkesat mbi gjendjen ekonomike dhe financiare:

Kapaciteti ekonomik dhe financiar: Autoritetit Kontraktues për qarkullimin vjetor të Operatorit Ekonomik, gjatë tre viteve te fundit.

Dëshmia e kërkuar dokumentare : Operatori Ekonomik duhet të ofrojë dëshmi të kënaqshme 1. Deklaratat Tatimore vjetore të dorëzuara në ATK ose Raport nga Banka e vulosur dhe e nënshkruar origjinale nga ndonjë banke e licencuar ne Kosovë

Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet t’i dërgoni në një zarf të mbyllur me titull – “Islamic Relief Kosova – Njoftim për ndërtimin e shtëpisë” – duke i sjellë ato në rrugën Bajram Kelmendi nr. 10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje të procedurave si më poshtë:

Politikat kundër ryshfetit dhe korrupsionit.

Kodi i sjelljes.

Respektimi dhe mbrojtja e grupeve vulnerabël (përfituesve) të IRK-së.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 02/12/2025, në orën 15:00. Çdo ofertë që vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe, si e tillë, nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.