REC KOS SH.P.K. është shoqëri me pergjegjësi të kufizuar, e themeluar në vitin 2008, ku si aktivitet primarë ka grumbullimin dhe tregtimin e mbeturinave metalike. Me qëllim të rritjes së efikasitetit në operacione, si dhe rëndësisë në punësimin e kuadrove të reja REC KOS SH.P.K. shpallë vend pune të lirë:
KONTABILIST/E
PUNËT DHE PËRGJEGJËSITË:
- Kontrollon blerje – shitjet ne detaje.
- Menaxhon llogaritë kontabël dhe kontrollon saktësinë e regjistrimeve kontabël të transaksioneve;
- Monitoron kalkulimin e pagave dhe pagesave në sistemet e kontabilitetit;
- Përgatit raporte për deklarimet pranë Administrates Tatimore të Kosovës (ATK);
- Përgatit raporte per Banka dhe Institucione tjera.
- Përgatit raporte në baza Mujore, Tremujore dhe Vjetore për Menaxhmentin;
- Përgatit Pasqyrat Financiare;
- Detyra tjera të caktuara nga Menaxhmenti;
KRITERET E PUNËSIMIT:
- Diplomë Universitare;
- Njohuri të mira të kompjuterit dhe Microsoft Office;
- Njohuri te mira të ndonjë softuer kontabiliteti/finance (Preferohet Pro-Data);
- Njohuri të mira në fushën e financave, kontabilitetit dhe tatimeve (Plani Kontabel, Legjislacioni Tatimor);
- Të jetë anëtar i ndonjë shoqate të kontabilistëve -“Kontabilisti i çertifikuar” (E preferuar);
- Përvojë pune në fushën e kontabilitetit, më së paku 3 vite;
- Njohja e gjuhës angleze e preferuar;
- I/e vet motivuar në punë;
- Aftësi të mira në të shkruar dhe në të folur;
Vendi i punës: Drenas (përballë Parkut të Biznesit)
Konkursi mbetet i hapur deri më 09.04.2026.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV në email adresën [email protected] , vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Apliko shpejtë përmes sistemit!