
KARIERA JOTE FILON KËTU – BËHU PJESË E EMONA SH.P.K.
Pozita: Menaxher i Tregut Tradicional (1 pozitë)
Lokacioni: Prizren, Gjakovë, Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Suharekë, Rahovec, Malishevë, Klinë, Deçan, Shtime, Shtërpcë, Graçanicë
Afati për aplikim: 31.08.2025
Përshkrimi i pozitës:
Kompania EMONA SH.P. K shpall konkurs për pozitën Menaxher i Tregut Tradicional, përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zhvillimin e shitjeve në zonat e lartpërmendura. Kandidati i përzgjedhur do të ketë rol kyç në ndërtimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues, zgjerimin e rrjetit të shitjes dhe zbatimin e strategjive të marketingut.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi dhe zhvillimi i tregut tradicional në rajonet e caktuara
- Vizita të rregullta te klientët dhe identifikimi i nevojave të tyre
- Zbatimi i strategjive të shitjes dhe promovimit të produkteve
- Përgatitja e raporteve mujore të shitjes dhe performancës në treg
- Sigurimi i komunikimit të vazhdueshëm me ekipin dhe menaxhmentin
- Menaxhimi dhe zgjidhja e ankesave të klientëve në mënyrë efikase
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Menaxhim, Marketing ose fusha të ngjashme
- Përvojë pune në shitje ose menaxhim të tregut – përparësi
- Njohuri të mira të tregut tradicional në Kosovë
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve
- Aftësi organizative dhe të menaxhimit të kohës
- Patentë shoferi – Kategoria B
- Gatishmëri për udhëtime të shpeshta brenda rajonit të mbuluar
Çka ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe bonuse motivuese
- Mundësi për zhvillim profesional
- Ambient dinamik pune dhe mbështetje nga ekipi
Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi në emailin: [email protected] , me subjektin: "Aplikim për Menaxher i Tregut Tradicional".
Apliko shpejtë përmes sistemit!