business

Punëtor në Prodhim (3)

  • star Publikuar: 21-10-2025
  • star Skadon: 21-11-2025
Kompani SONEX KUCHEN
Kategoritë Prodhimtari
Vendi i punës Prizren
Numri i pozitave 3

Kompania SONEX KUCHEN SHPK me selin në Rr Tirana pn , Prizren e specializuar në prodhimin e mobiljeve ka kënaqësinë të ofroj mundësi punësimi afatëgjatë, me mundësi të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme dhe zhvillim individual për kandidatet ambicioz dhe të përkushtuar.

Ofrojm 3 vende të lira pune për poziten:

•⁠ ⁠Punëtor në Prodhim

Prodhimin e mobiljeve nga druri

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • ⁠Pjesëmarrje aktive në procesin e prodhimit të mobiljeve nga druri (prerje, montim, përpunim dhe përfundim)
  • ⁠Leximi dhe zbatimi i vizatimeve teknike dhe planeve të punës.
  • ⁠Përgatitja dhe përdorimi i materialeve (druri, MDF, kompensatë, aksesorë, etj.) sipas standardeve të kompanisë.
  • ⁠Përdorimi i makinave dhe pajisjeve për prerje, bluarje, montim dhe formësim të elementeve të mobiljeve (CNC, circular, sharrë, frezë, makinë për kantim, etj.).
  • ⁠Kontrolli i cilësisë së produkteve gjatë procesit të punës dhe raportimi i çdo defekti ose problemi teknik.
  • ⁠Bashkëpunim me kolegët në fazat e montimit dhe përfundimit të produkteve.
  • ⁠Kujdes dhe mirëmbajtje e rregullt e mjeteve dhe pajisjeve të punës.
  • ⁠Respektim i rregullave të sigurisë dhe standardeve të kompanisë gjatë gjithë kohës së punës.
  • ⁠Kryerja e detyrave të tjera të ngjashme sipas kërkesave të menaxhmentit.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • ⁠Përvojë pune në prodhimin e mobiljeve – minimum 1-2 vite.
  • ⁠Njohuri praktike në përdorimin e makinave CNC dhe pajisjeve të punishtes së drurit.
  • ⁠Aftësi për të lexuar vizatime teknike dhe për të punuar me saktësi në përmasa.
  • ⁠Përqendrim, përgjegjësi dhe kujdes në detaje.
  • ⁠Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar kohën në mënyrë efikase.

Benefitet shtesë:

  • ⁠Kontratë pune afatgjate.
  • ⁠Mundësi aftësimi profesional (trajnime)
  • ⁠Mbulim i shpenzimeve të ushqimit ditor (drekë)
  • ⁠Ambient miqësor pune.
  • ⁠Sigurim shëndetësor dhe
  • ⁠Paga e 13 -të

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikacionin për punësim përmes email-it: [email protected] apo të lajmerohen në këtë numër kontaktues: +383 49 229 820

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu