business

Praktikant/e

  • star Publikuar: 07-08-2023
  • star Skadon: 13-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani POLIS
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Lipjan
Shikime 9942

KONKURS PËR PRAKTIKANT

POLIS është organizatë joqeveritare, jo fitimprurëse dhe e paanshme, e cila përmes programeve të saj sektoriale synon të jetësoj qeverisjen e mirë lokale, duke ndikuar në rritje të transparencës gjatë politik-bërjes dhe vendimmarrjes publike, ushtrim ndikimi tek institucionet publike për llogaridhënie efektive, si dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve duke ndikuar në politikat lokale si dhe në ofrimin e shërbimeve sociale për kategoritë e cenueshme në kuadër Qendrës SMILE.

POLIS në kuadër të Programeve të veta dhe përmbushjen e nevojave për realizim të aktiviteteve të ndryshme kërkon të angazhoj:

Një (1) Praktikant/e (me pagesë) me orarë të plotë

Detyrat dhe përgjegjësistë për Pozitën Praktikant:

  • Punon ngusht me Drejtorin e organizatës, Udhëheqësit dhe Zyrtarët e Projekteve
  • Ndihmon zyrtarët në përgatitjen dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme
  • Angazhohet në mobilizim të qytetarëve për pjesëmarrje në aktivitete të organizatës
  • Përpunon të dhëna dhe mbanë shënime nga takimet e ndryshme me qytetarë
  • Ndihmon dhe organizon fokus grupe për mbledhje të dhënash kualitative me grupet e synuara
  • Ndihmon organizimin e tryezave të diskutimit
  • Ndihmon dhe sipas mundësive prezanton në takime, tryeza, fokus grupe
  • Ndihmon zyrtarët në përgatitje të raporteve të aktiviteteve
  • Koordinon dhe zhvillon aktivitete në teren
  • Si dhe detyra tjera në kuadër të fushë-veprimtarisë së organizatës të caktuara nga mbikëqyrësi

Shkathtësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë Baçelor në Shkenca Politike, Administratë Publike, Juridik, Sociologji, Ekonomik etj. (studime Master do të ishte e mirëpritur)
  • Përvojë punë në institucione publike apo në organizata të shoqërisë civile do të konsiderohet një avantazh
  • Shkallë e lartë e shkathtësive të hulumtimit, komunikimit me shkrim dhe me gojë, duke përfshirë aftësi analitike dhe shkathtësi të mira të prezantimit
  • Njohuri të mira të procesit të politikave publike dhe avokimit;
  • Përvojë pune me projekte, organizim të konferencave/tryezave, takime me komunitet në teren
  • Njohuri të thella të zhvillimeve politike dhe ekonomike në Kosovë, në veçanti njohuri të sistemit të qeverisjes lokale dhe qendrore dhe legjislacionit vendor;
  • Gatishmëri për të punuar në frymë ekipore, mënyrë fleksibile, të pavarur dhe pa mbikëqyrje dhe jashte orarit:
  • Njohuri të gjuhës angleze, do të ishte përparësi, (gjuha serbe do të jetë një avantazh):
  • Aftësi në përdorim të programit Microsoft Office
  • Të posedoj Patent shofer (kategorin B)

Përiudha e angazhimit:

Praktikanti/ja do të angazhohet nga 01 Shtator – 31 Dhjetor 2023.

Periudha angazhimit mund të zgjatet edhe për 2 deri 6 muaj sipas nevojave të organizatës dhe shkathtësive të treguara në punë nga praktikanti.

Në rast të rezultateve të mira të punës, Praktikanti/ja mund të kaloj në staf të rregullt të organizatës.

Afati i fundi për aplikim është: 13 Gusht 2023, ora 16:00

Ju lutemi që CV-në tuaj, Letrën Motivuese, Letër Rekomandime dhe dëshmi mbi përvojën tuaj të punës (trajnimeve, publikimeve etj.), të dërgoni përmes postës elektronike në [email protected]

Vërejtje: Vetëm aplikantët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të ftohen për intervistë. Në rast të mos përmbushjes së kushteve nga ana e aplikantëve, POLIS mbanë të drejtën për të e vazhduar, rishpallur apo anuluar konkursin.

Për informata shtesë kontaktoni në 044 727 621.