
Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Biznes dhe Menaxhment, Teknologji Informative - ICT
Vendi i punës
Prishtinë
Numri i pozitave
1
Shield Recruitment & HR kërkon IT Biznes Analist (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Analizimi i kërkesave të biznesit dhe departamenteve tjera për zhvillim/ndryshim në sistemet e TI-së dhe sigurimi i dokumentacionit teknik analizues, i cili përfshin të gjitha specifikimet dhe plotëson kërkesat për zhvillim;
- Përgaditja e skenareve të testimit dhe pastaj testimi dhe kontrollimi i zhvillimeve;
- Analiza e impaktit të ndryshimit që kërkohet në produktet/shërbimet/sistemet ekzistuese si dhe në proceset ekzistuese;
- Të performojë “Stress test”;
- Të kryej testime masive duke përdorë SQL statements;
- Të ketë njohuri në matematike, për të kalkuluar funksione të ndryshme matematikore bankare;
- Të ketë njohuri në analizen e të dhënave dhe të konsiderojë kualitetin e të dhënave gjatë analizës dhe testimit;
- Dokumentimi i të gjitha testimeve së bashku me skriptat që janë bërë RUN për të testuar;
- Të ketë mendësi për shërbime të mira ndaj klientëve, që çdo zhvillim/ndryshim të ketë impakt të mirë tek klientët;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi me departamentet ashtu që kërkesat e tyre t’i avancojë në një nivel tjetër dhe në maksimum të parametrizojë zhvillimet, në mënyrë që zgjidha e njejt të përdoret për më shumë klient/projekte;
- Sigurimi se kërkesat janë zhvilluar si duhet duke kryer testimin e zhvillimeve nga përdoruesi i fundit dhe duke marrë miratimet nga të gjitha palët e afektuara për ndryshimet në sistem dhe dokumentuar të gjitha funksionet e testimit;
- Përcjellja e zhvillimeve pas implementimit për një kohë të caktuar, për të ndërhyrë në problemet e mundshme me kohë dhe të zvogëlohet impakti negativ;
- Përgatitja e udhëzuesit të ndihmës / manualit të programeve dhe për t'i përditesuar ato në rast ndryshimeve;
- Trajnimi i përdoruesit të fundit rreth aplikacioneve / ndryshimeve të zhvilluara;
- Kërkimi i zgjidhjeve për problemet që ndikojnë në vazhdimësinë dhe cilësinë e shërbimeve;
- Mbajtja e takimeve dhe prezantimeve për të ndarë idetë dhe gjetjet;
- Sigurimi i zbatimit të hapave të ndryshimit dhe menaxhimit të projektit sipas procedurave;
- Zbatimi i politikave dhe procedurave të sigurisë së informacionit dhe mbrojtjes së të dhënave gjatë realizimit të ndonjë funksioni në përgjegjësinë e tij/saj;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Kompjuterike, Shkenca Kompjuterike, apo fusha përkatëse të TI-së;
- Përvojë me analizën e kërkesave në një fushë biznesi;
- Të njohë mirë produktet, operacionet ose funksionet e bankimit;
- Preferohet 1-3 vjet përvoje pune si IT Bizes Analist;
- Preferohen njohuri bazë rreth web shërbimeve/APIs;
- Vetëbesimi në punën me të dhëna dhe sisteme komplekse dhe përvojë me SQL;
- Njohja e gjuhës Angleze.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/deri me datë 19 Tetor 2025 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.