business

Inxhinier/e i Elektrikës (3)

  • star Publikuar: 16-01-2023
  • star Skadon: 16-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Inxhinieri
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1333

Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier/e i Elektrikës (3 tri vende pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit me seli në Kazakhstan.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën analizë të plotë për fazën e Instalimeve të Energjisë Elektrike, për nevojat e kompanisë - projekteve;
  • Angazhohet në dizajnim dhe projektim të Instalimeve të Energjisë Elektrike, të planifikuara nga kompania;
  • Jep rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
  • Organizon/mbështet dhe jep instruksione për kontraktorët e kompanisë dhe bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Informon udhëheqësit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
  • Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
  • Pranimin e detyrave nga Drejtori apo i autorizuari i tij dhe implementimin e tyre në vend-punim;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike – Drejtimi Elektronikë;
  • Së paku 5 vite përvojë punë fushën e elektrikës;
  • Njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
  • Njohuri pune të programeve standarde të Office-it (MS Office, CAD, Amtech, ose programeve/paisjeve të ngjashme elektrike të llogaritjeve);
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar në e-mail adresën: [email protected] deri me datë 06/02/2023 apo të dorëzoj fizikisht në zyrën e kompanisë Shield Recruitment&HR sh.p.k. në adresën e kompanisë Rr. Aziz Abrashi Nr.140 Prishtinë zona Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë çdo ditë pune prej orës 08:00 - 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.