business

Punëtor/e për Kontabilitet dhe Tatime

  • star Publikuar: 16-09-2024
  • star Skadon: 27-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa, Kontabilitet
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 956

Shield Recruitment & HR kërkon Kontabilist/e dhe Tatime (2 vend pune) për klientin e saj, kompani Gjermane në fushën e kontabilitetit dhe tatimeve.

Vendi i Punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
  • Regjistrimi i lëvizjeve kontabël në sistemin elektronik në softuer;
  • Përgatitja e raporteve në baza Mujore, Tremujore dhe Vjetore për Menaxhmentin;
  • Menaxhimi i llogarive te arkëtueshme dhe të pagueshme;
  • Përgatitja dhe analizimi i harmonizimeve të transaksioneve bankare;
  • Menaxhimi i pasurive fikse: regjistrimi i detajeve te pasurive, llogaritja e zhvlerësimit, regjistrimi i pasurive te reja dhe shlyerja e atyre te dala nga përdorimi;
  • Barazimi i llogarive të stoqeve me kontabilitetin financiar;
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga Menaxhmenti.;
  • Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Kompani;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare – Fakulteti Ekonomik (Drejtimi Banka Financa dhe Kontabilitet ose drejtimi Menaxhment);
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programin të kontabilitetit DATEV;
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit dhe shkathtësi në përdorimin e moduleve të MS Office (Word dhe Excel);
  • Shkathtësi të mira komunikimi në gjuhën gjermane dhe angleze ;
  • Përvojë pune relevante në kontabilitet dhe financa;
  • Përparësi kanë kandidatët me përvojë pune profesionale së paku 2 vite;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 27.09.2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.