business

Jurist (1), Punëtor/e në Administratë (1), Operator të mbikqyrjes elektronike (5), Punëtor në njësi patrulluese (3), Roje Sigurimi Themelor (15)

  • star Publikuar: 14-08-2025
  • star Skadon: 25-08-2025
Kompani Security Code
Kategoritë Ligjore, Të tjera, Sigurim Fizik, Administratë
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 25

KONKURS PËR VENDE TË LIRA TË PUNËS

1. Pozita: Jurist ( 1)
2. Punëtor/e në Administratë ( 1 )
3. OPERATOR TË MBIKQYRJES ELEKTRONIKE ( 5 )
4. Njesi Patrolluese (3)
5. Roje Sigurimi Themelor (15)

Pozita: Jurist ( 1)

Lokacioni: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë

Përshkrimi i punës:

Kompania jonë, e licencuar për shërbime të sigurimit fizik, po kërkon të punësojë një jurist profesionist që do të ofrojë mbështetje ligjore për operacionet tona.

Detyrat përfshijnë:

  • Hartimin dhe shqyrtimin e kontratave dhe dokumenteve ligjore.
  • Këshillimin e menaxhmentit mbi çështjet ligjore dhe procedurat e prokurimit.
  • Përfaqësimin e kompanisë pranë institucioneve publike dhe gjyqësore kur kërkohet.
  • Sigurimin e përputhjes së veprimtarive të kompanisë me ligjet në fuqi.

Kualifikimet dhe kriteret e nevojshme:

  • Diplomë universitare (e obligueshme).
  • Përvojë pune si jurist, preferohet në sektorin privat ose në fushën e sigurisë.
  • Njohuri të Ligjit të Punës, Ligjit për Prokurim Publik dhe Ligjit për Siguri Fizike.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shkrimi profesional.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV e detajuar.
  • Kopje e diplomës dhe certifikatave relevante.
  • Letër motivimi.
  • Dy referenca pune (nëse ka).

KONKURS PËR VENDE TË LIRA TË PUNËS

Pozita: Administrate ( 1 )

Lokacioni: Prishtinë

Përshkrimi i punës:

Kompania jonë, e licencuar për shërbime të sigurimit fizik, kërkon të punësojë një punonjës në administratë, i cili do të mbështesë funksionimin e përditshëm të zyrës dhe do të koordinojë proceset administrative. Detyrat përfshijnë:

  • Menaxhimin dhe arkivimin e dokumenteve të kompanisë.
  • Përgatitjen e raporteve administrative dhe financiare bazë.
  • Komunikimin me klientët dhe institucionet përkatëse.
  • Mbështetjen e stafit të sigurisë në aspektin dokumentar dhe logjistik.
  • Organizimin e takimeve dhe koordinimin e agjendës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e fakultetit (preferohet drejtim administrativ, juridik ose ekonomik).
  • Përvojë pune në administratë (e preferuar, por jo e detyrueshme).
  • Njohuri të mira kompjuterike (Microsoft Office, email, sisteme menaxhimi dokumentesh).
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
  • Integritet, korrektësi dhe përkushtim në punë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV e përditësuar.
  • Kopje e diplomës.
  • Letër motivimi.
  • Referenca pune (nëse ka).

KONKURS PËR VENDE TË LIRA TË PUNËS

Pozita: OPERATOR-OPERATORE TË MBIKQYRJES ELEKTRONIKE ( 5 ) Lokacioni: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë

Monitorimin e sistemeve të sigurisë në Qendrën e Kontrollit, duke përfshirë monitorimin Përshkrimi i punës:

Kompania jonë, e licencuar për shërbime të sigurimit fizik dhe elektronik, po kërkon të punësojë Operator të Mbikëqyrjes Elektronike për monitorimin 24/7 të sistemeve të sigurisë. Detyrat kryesore përfshijnë:

  • Monitorimin e kamerave të sigurisë dhe sistemeve të alarmit në kohë reale.
  • Regjistrimin e ngjarjeve dhe raportimin e menjëhershëm të incidenteve.
  • Koordinimin me ekipet e terrenit dhe institucionet relevante.
  • Kontrollin dhe testimin e rregullt të pajisjeve të monitorimit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Shkollë e mesme.
  • Njohuri bazë të teknologjive të sigurisë dhe sistemeve të kamerave.
  • Aftësi të mira kompjuterike (Microsoft Office, përdorimi i softuerëve të monitorimit).
  • Përqendrim i lartë në detaje dhe aftësi për të punuar nën presion.
  • Disponueshmëri për punë me ndërrime, përfshirë netët dhe fundjavat.
  • Integritet dhe përgjegjësi të lartë profesionale.
  • Licence nga MPB

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV e përditësuar.
  • Kopje e diplomës.
  • Letër motivimi.
  • Referenca pune (nëse ka).

KONKURS PËR VENDE TË LIRA TË PUNËS

Pozita: Njesi Patrolluese (3)

Lokacioni: Prishtinë

Përshkrimi i punës:

Kompania jonë, e licencuar për shërbime të sigurimit fizik, po kërkon kandidatë për të plotësuar pozitën Punonjës në Njësinë e Patrullimit. Kandidatët e përzgjedhur do të jenë përgjegjës për:

  • Patrullimin e zonave të caktuara sipas orarit dhe planit të sigurisë.
  • Monitorimin dhe raportimin e çdo aktiviteti të dyshimtë ose incidenti.
  • Ndërhyrjen e shpejtë në raste emergjente dhe bashkëpunimin me organet e rendit.
  • Ruajtjen e rendit dhe sigurisë së pronës dhe personelit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Shkollë e mesme e përfunduar (e preferuar).
  • Përvojë në sektorin e sigurisë (përparësi, por jo e domosdoshme).
  • Aftësi të mira fizike dhe shëndet i mirë.
  • Leje për drejtimin e automjetit – Kategoria B (e preferuar).
  • Integritet, disiplinë dhe aftësi për të punuar në ekip.
  • Disponueshmëri për punë me ndërrime, përfshirë netët dhe fundjavat.
  • Licence nga MPB

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV e përditësuar.
  • Kopje e diplomës.
  • Kopje e letërnjoftimit.
  • Certifikatë nga gjykata që nuk jeni nën hetime penale.

KONKURS PËR VENDE TË LIRA TË PUNËS

Pozita: Roje Sigurimi Themelor (15)

Lokacioni: Prishtinë

Kompania jonë, e licencuar për shërbime të sigurimit fizik, kërkon të punësojë Roje Sigurimi Themelor për të ofruar siguri dhe mbrojtje në objektet e klientëve tanë.

Detyrat kryesore përfshijnë:

  • Ruajtjen e objekteve sipas planit të caktuar të sigurisë.
  • Kontrollimin e hyrje-daljeve të personave dhe automjeteve.
  • Raportimin e çdo incidenti ose aktiviteti të dyshimtë.
  • Zbatimin e rregullave dhe procedurave të sigurisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Shkollë e mesme e përfunduar (e preferuar).
  • Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje profesionale.
  • Integritet dhe përkushtim në punë.
  • Shëndet i mirë fizik dhe mendor.
  • Disponueshmëri për punë me ndërrime, përfshirë netët dhe fundjavat.
  • Përvoja në sektorin e sigurisë është përparësi, por jo e domosdoshme.
  • Licence nga MPB

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV e përditësuar.
  • Kopje e diplomës.
  • Kopje e letërnjoftimit.
  • Certifikatë nga gjykata që nuk jeni nën hetime penale.

Afati i aplikimit: 25.08.2025

Mënyra e aplikimit:

Dërgoni dokumentet në adresën e emailit: [email protected]

ose dorëzoni fizikisht në adresën: Rr.Dervish Hima LamA2/2Ban-37-1, nr37,

Shënim: Ne ofrojmë pagë konkurruese në treg dhe kushte të mira pune. Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e ekipit tonë profesional.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.