business

Inxhinier Elektrik

  • star Publikuar: 24-10-2025
  • star Skadon: 24-11-2025
Kategoritë Inxhinieri
Vendi i punës Skenderaj
Numri i pozitave 1

Pozicioni: Inxhinier Elektrik

Përmbledhje e Pozicionit:

Inxhinieri Elektrik është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe optimizimin e rrjeteve elektrike dhe sistemeve automatike të fabrikës. Ky rol përfshin zgjidhjen e problemeve teknike, menaxhimin e instalimeve elektrike dhe sigurimin e përputhshmërisë me standardet e sigurisë dhe efikasitetit energjetik.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhon mirëmbajtjen e sistemeve elektrike të fabrikës.
  • Analizon defekte në sistemet elektrike dhe siguron zgjidhje teknike të qëndrueshme.
  • Mbikëqyr instalimet e reja dhe përmirësimet në rrjetin elektrik.
  • Harton dokumentacionin teknik dhe ndihmon në auditimet e sigurisë elektrike.
  • Bashkëpunon me ekipin e mirëmbajtjes për trajnime dhe zbatimin e praktikave më të mira.
  • Monitoron konsumin energjetik dhe propozon zgjidhje për kursim të energjisë.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë të paktën 2 vite në ambiente prodhimi ose industri të rënde prodhimi.
  • Njohuri të avancuara mbi sisteme të komandimit, automatizim dhe pajisje elektrike industriale.
  • Aftësi për të lexuar skema elektrike dhe përdorim i softuerëve inxhinierikë. Njohje të rregulloreve të sigurisë elektrike dhe standardeve teknike.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu
--}}