business

Menaxher Shitjesh

  • star Publikuar: 14-09-2025
  • star Skadon: 30-09-2025
Kategoritë Shitje
Vendi i punës Skenderaj
Numri i pozitave 1

Titulli i Pozicionit: Menaxher Shitjesh

Departamenti: Shitje & Marketing

Vendndodhja: Skenderaj, Kosovë

Raporton te: Drejtori i Fabrikës

Orari i punës: Full-time

Tekno-Konstruksion ne kuader te aktivitetit te tij te ri, është në kërkim të një Menaxher Shitjesh energjik dhe me përvojë, i cili do të udhëheqë strategjitë e shitjes, do të zgjerojë rrjetin e klientëve dhe do të kontribuojë në rritjen e qëndrueshme të kompanisë.

Detyrat kryesore:

  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjisë së shitjes në tregun vendor dhe rajonal.
  • Identifikimi dhe sigurimi i klientëve të rinj.
  • Mbajtja dhe forcimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues
  • Negocimi i kontratave dhe kushteve të shitjes.
  • Monitorimi i tregut, konkurencës dhe analizimi i mundësive të reja të biznesit.
  • Përgatitja e raporteve mujore mbi performancën e shitjes dhe parashikimet.

Kërkesat:

  • Përvojë e mëparshme si menaxher shitjesh, preferohet në industri prodhuese ose materiale ndërtimi.
  • Njohuri të mira të tregut kosovar dhe rajonal.
  • Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, negocim dhe ndërtim marrëdhëniesh.
  • Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike (MS Office).
  • Njohja e gjuhëve të huaja (anglisht/serbisht) përbën avantazh.

Çfarë ofrohet:

  • Pakete shperblimi konkurruese.
  • Mundësi zhvillimi professional.
  • Ambjent pune dinamik dhe mbështetës.
  • Pjesë e një kompanie në rritje dhe me perspektivë afatgjatë.


Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] deri më datë 30/09/2025 ora 17:00.

Sigurohuni që të përfshini “Menaxher Shitjesh” në subjektin e emailit.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu