business

Inxhinier i Ndërtimtarisë (Office Civil Engineer)


Ruaj
  • star Publikuar: 22-12-2025
  • star Skadon: 04-01-2026
Kategoritë Inxhinieri
Vendi i punës Benghazi
Numri i pozitave 1

Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i Ndërtimtarisë (Office Civil Engineer) (1 vend pune), për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Vendi i punës: Benghazi - Libi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Shqyrtimi dhe koordinimi i vizatimeve strukturore dhe civile.
  • Përgatitja dhe kontrolli i shop drawings strukturore/civile.
  • Përgatitja dhe ndjekja e RFIs (Requests for Information) për çështje teknike.
  • Kontrolli i përputhshmërisë së dokumentacionit teknik me kontratën, specifikimet dhe standardet.
  • Koordinimi me arkitekturën dhe MEP për zgjidhje të integruara teknike.
  • Mbështetje teknike për ekipin e kantierit (Site Engineers, Foremen).
  • Përgatitja e metodologjive të punës (Method Statements) dhe procedurave teknike.
  • Kontrolli i revizioneve dhe menaxhimi i drawing register.
  • Analiza e ndryshimeve teknike dhe asistencë në variacione.
  • Pjesëmarrja në takime teknike dhe koordinuese.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi (Civil Engineering).
  • Minimum 3–5 vite përvojë pune si Office Civil Engineer ose pozicion i ngjashëm.
  • Përvojë në projekte komplekse (spitale, objekte publike) – avantazh.
  • Njohuri të mira të standardeve ndërtimore dhe specifikimeve teknike.
  • Aftësi shumë të mira në AutoCAD, Excel dhe MS Office (Revit – avantazh).
  • Njohuri bazë të procedurave kontraktuale (FIDIC – avantazh).
  • Njohuri te gjuhes Angleze ne te folur dhe shkruar.

Kompetenca Personale:

  • Aftësi të mira organizative dhe analitike.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe cilësisë teknike.
  • Aftësi për komunikim profesional dhe koordinim ndërdisiplinor.
  • Aftësi për menaxhim të dokumentacionit teknik dhe prioriteteve.
  • Punë efektive në ekip dhe nën presion afatesh.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 04 Janar 2026 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.