business

Ftesë për shërbime të transportit - Taxi

  • star Publikuar: 08-05-2024
  • star Skadon: 16-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 881

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrate Fëmijëve për implementimin e aktiviteteve të të gjithë projekteve, është iinteresuar për shërbime taksie për transportin e punonjësve dhe përfituesve për pjesëmarrje në aktivitete, trajnime, seanca, punëtori, takime etj.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikacionin si më poshtë.

Oferta juaj duhet të përmbajë këto informata bazë:

  1. Lista e çmimitnë destinacione të ndryshme duke përfshirë:
  • Transportin lokal, brenda territorit të Prishtinës; starti/kilometri
Transportin prej Prishtinës nëpër qytetet/ vendet tjera të teritorit të KosovësTransportin jashtë Kosovës:
1. Sllatinë/ Aeroport1. Aeroport Shkup
2. Fushë Kosovë2. Shkup
3. Prizren3. Aeroport Tiranë
4. Pejë4. Tiranë
5. Gjakovë5. Durrës
6. Mitrovicë6. Beograd
7. Gjilan7. Sofje
8. Vushtrri
9. Ferizaj
10. Podujevë
11. Prevallë
12. Brezovicë
13. Rugovë
14. Bogë

Ofertuesit bashkë me ofertën duhet të dorëzojnë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe vulosur apo me logo zyrtare
  • Çmimet të jenë në euro pa TVSH
  • Zbritjen në çmim në faturën totale
  • Numrin e veturave në dispozicion
  • Përvoja/ angazhimet e kontraktuara

Oferta juaj duhet të jetë e vlefshme për 30 ditë. Kriteret për përzgjedhje:

  • Përmbushja e specifikacionit
  • Pas përmbushjes së specifikacionit; Çmimi më i lirë
  • Zbritja më e madhe në çmimin total të faturës
  • Numri më i madh i veturave do të ketë përparësi
  • Duke qenë se SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë janë të përkushtuara në mbrojtjen dhe ruajtje ne ambientit, kompanitë që ofrojnë shërbime miqësore ndaj ambientit dhe kontribuojnë në ruajtjen e tij do të kenë përparësi.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës ofertuesi i përzgjedhur duhet të dorëzojë vërtetimin tatimor

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën:16.05.2024 në email adresën: [email protected] .